Grabitje dhe rrëmbim, arrestohet shqiptari

Diaspora

Grabitje dhe rrëmbim, arrestohet shqiptari

Më: 29 mars 2019 Në ora: 22:55
Shqiptari i arrestuar

Një 20- vjeçar shqiptar është arrestuar dhe bashkatdhetari i tij, 17 vjeç është proceduar penalisht nga autoritetet italiane. Hetimet nisën në Tetorin e vitit të kaluar, pasi dy shqiptarët kanë dhunuar, rrëmbyer dhe grabitur një 30- vjeçar nga Piana.

Sipas hetuesve, ai u rrëmbye për orë të tëra nga dy shqiptarët, të cilët e kanë kërcënuar me vdekje duke i drejtuar një thikë gjatë gjithë kohës, rrahur brutalisht, grabitur të gjitha paratë që kishte me vete, telefonin celular si dhe kartat e kreditit. Shqiptarët e kanë mbajtur të rrëmbyer në një zonë periferike mes maleve dhe detit dhe më pas është braktisur, me dhimbje dhe gjakderdhje.

Sipas mediave italinë dy shqiptarët dhe personi tjetër njiheshin prej kohësh pasi punonin në të njëjtin vend si mekanikë. Ata kanë marrë në telefon 30-vjeçarin dhe e kanë lënë për tu takuar pas punë dhe më pas e kanë rrëmbyer dhe dhunuar. 20-vjeçari shqiptar sapo ishte kthyer nga Shqipëria në Itali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat