LOBI uron Shqipërinë në 10-vjetorin e anëtarësimit në NATO

Diaspora

LOBI uron Shqipërinë në 10-vjetorin e anëtarësimit në NATO

Nga: N.Sh Më: 31 mars 2019 Në ora: 16:46
Ushtria shqiptare

Lobi Euro – Atlantik Shqiptar, ka uruar gjithë shqiptarët kudo që janë, 10 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut – NATO.

LOBI konsideron se Shqipëria me plotë meritë kombëtarë dhe me mbështetjen e SHBA-së dhe aleatëve të saj arriti që të bëhet pjesë e NATO-s.

“Me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, ajo u shndërrua nga një vend konsumues të sigurisë, në një vend që prodhon dhe jep atë, duke u bërë promovues i paqes dhe vlerave të lirisë anembanë botës”, thuhet në komunikatën e LOBI-t dërguar gazetën “Bota sot”.

Lobi shpreson që edhe Forcat e Sigurisë të Republikës së Kosovës, sa më shpejtë të bëhen pjesë e  Aleancën më të fuqishme ushtarake, në NATO.

Ja komunikata e plotë:

Të dashur shqiptar,

Lobi Euro – Atlantik Shqiptar ju uron të gjithë shqiptarëve kudo që janë 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut! Dhjetë vite më parë, Shqipëria me plotë meritë kombëtare, me mbështetjen e pakursyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj, arriti të bëhej pjesë e Aleancës më të fuqishme ushtarake që ka bota, të NATO-s.

Me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, ajo u shndërrua nga një vend konsumues të sigurisë, në një vend që prodhon dhe jep atë, duke u bërë promovues i paqes dhe vlerave të lirisë anembanë botës.

Lobi Euro – Atlantik Shqiptar Uron Forcave e Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe gjithë shqiptarët që shërbejnë me vetëmohim në radhët e saj dhe krah për krah me forcat aleate të shteteve anëtare të NATO-s. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO në rrafshin e sigurisë kombëtare paraqet arritjen më të madhe historike të kohës sonë të re.

Merita u takon atyre që kontribuuan e vazhdojnë të kontribuojnë me nderë dhe dinjitet, duke bërë që flamuri ynë kombëtar, kuq e zi të valëvitet dhe lartësohet për lirinë e popujve duke ndihmuar paqen dhe stabilitetin nëpër misione të ndryshme nëpër  botë.

Lobi Euro – Atlantik Shqiptar shpreson dhe dëshiron që edhe Forcat e Sigurisë të Republikës së Kosovës, sa më shpejtë të bëhen pjesë e  Aleancën më të fuqishme ushtarake, në NATO.

Lörach, Gjermani, 31.03.2019     

Kryesia e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar

Kryetari Shukri Ymeri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat