Publikohen pamjet e tmerrshme: Shqiptari vritet me thikë në burgun e Greqisë në sy të gardianëve (Pamje e rëndë)

Diaspora

Publikohen pamjet e tmerrshme: Shqiptari vritet me thikë në burgun e Greqisë në sy të gardianëve (Pamje e rëndë)

Nga: BS Më: 2 prill 2019 Në ora: 09:48
Pamje nga vrasja e Albert Bako

Ish Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka publikuar videon e vrasjes së 14 janarit të shqiptarit që tronditi opinionin.

Në videon e publikuar nga mediat greke shihet se si shqiptari, Albert Bako sulmohet me thikë nga dy persona.

Ajo cka po vlerësohet e tmerrshme ështe se gardianët e burgut  nuk ndërhyjnë fare për ta penguar krimin.

Image
Albert Bako

Postimi i plotë i tij:

Burgjet e Greqise si thertore per shqiptaret!

Te dashur miq, keto dite gazata e madhe greke “To Vima” publikoi videon me pamje te llahtarshme te therjese se Albert Bakos ne burgun famkeq te Koridhalos ne Greqi.

Ky krim i shemtuar, therja njelloj si ne nje thertore te te burgosurit te radhes shqiptar eshte deshmi e nje situate mesjetare çnjerezore qe ekziston per shqiptaret ne burgjet e nje vendi anetar te Keshillit te Europes, Bashkimit Europian dhe NATOs.

Denoj me ashpersin me te madhe therjen e te burgosurit te radhes ne burgjet e Greqise, iu bej thirrje organizatave, Komisionit te te Drejtave te Njeriut ne OKB, ne Parlamentin Europian dhe Keshillin e Europes si dhe Amnisty International dhe Helsinki Watch te denojne kete krim makaber dhe te vendosin para pergjegjesise autoritetet greke per serialin e vrasjeve, therjeve, torturave çnjerezore qe iu rezervohet shqiptareve ne burgjet e tyre.

Denoj me ashpersine me te madhe heshtjen kriminale te Zografit bis para ketij krimi te shemtuar dhe krimeve te tjera te makaber qe kryhen njera pas tjeters ndaj shqiptareve.

Se fundi, falenderoj mediat dhe opoziten greke qe denoncuan krimin e shemtuar. sb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat