Arditi, valltari i suksesshëm shqiptar në Gjermani, sfidon vetën edhe në muzikë

Diaspora

Arditi, valltari i suksesshëm shqiptar në Gjermani, sfidon vetën edhe në muzikë

Më: 5 prill 2019 Në ora: 11:07
Foto

Ardit Gjikaj, vlonjati që u lind në Shqipëri  ndërsa si adoleshent u shpërngul në Gjermani, ka publikuar projektin e parë muzikor, ku ka realizuar këngën ‘Puro’ të cilën e ka sjellë edhe me videoklip.

Kënga është ritimike, ndërsa pritet që të jetë hit veror.

Por kush është Arditi?

Edhepse i ri në moshë, bagazhi i tij artistik, u vu në dukje që kur ai ishte i vogël. Pasioni i tij ishte vallëzimi ‘Break dance’, pasion ky që e zbuloi në vitin 1999, ku bashkë me shokët e tij, shihnin videokasetat e grupeve të këtij lloj vallëzimi, e që më pas për të u kthye edhe në profesion.

Duke parë shkathtësitë e tij fizike, Arditi punoi shumë në avancimin e tyre. U mor edhe me kik-boks dhe ushtrime akrobatike.

Mundi dhe përkushtimi i tij u shpërblye, pasiqë vite më vonë, ai u bë pjesë e një grupi të famshëm në Gjermani, grup ky  i cili përformoi edhe në ditën e çlirimit të Gjermanisë, para kancelares gjermane Angela Merkel.
 

Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat