Poezia shqipe lundron në valët e liqenit Vanern në Lidkoping të Suedisë

Diaspora

Poezia shqipe lundron në valët e liqenit Vanern në Lidkoping të Suedisë

Nga: Sokol Demaku Më: 6 prill 2019 Në ora: 19:36
Poetët B.Latifi, H.Gurguri dhe S.Demaku

Në kuadër të bashkëpunimit me shoqata kulturore këtu në Suedi, Qendra Kulturore shqiptare ”Migjnei” me seli në qytetin Borås, është prijëse e këtyre aktivitete kulturore, letrare. Ishin prezent antar të QKSH ”Migjeni” dhe poet të mirënjohur në manifestimin muzikoro-letrar ” Lidkoping Visfestival-visor vid Vanern”

Pas përfundimet me shumë sukses të festivalit të tetë Ndërkombëtar të poezisë ”Sofra poetike Borås 2019” sot anëtar të kësaj Qendre ishin mysafirë në qytetin Lidkoping në brigjet e liqenit më të madhe në Skandinavi Vanern ku për një qatë me valët e ujit të këtij liqeni lundruan edhe vargjet e poezisë shqipe e cila për shumicën e auditorit e që nuk ishte aq i pakët ishte një gjuhë për të cilën dinin shumë pak dhe disa ana thanë se ta kenë dëgjuar jo ndonjëherë në të folur diku.

U admiruan nga fjalët shqipe të thurura për mrekulli nga mjeshtëritë e penës Bahtir Latifi, Hamit Gurguri dhe Sokol Demaku. Nuk e kuptojmë domethënien e fjalëve por melodia dhe muzikaliteti i kësaj gjuhe na bëjnë përshtypje se kemi të bëjmë me një gjuhë të lashtë dhe të mrekullueshme për veshin. I falënderojmë poetët që patën durim dhe na shpjeguan domethënien e poezive të tyre të shkruara në shqip. Është kënaqësi që poetët tanë këtu në brigjet e Vanern kanë arritur që të krijojnë miqësi me poetë shqiptar, që edhe ne të njihemi me gjuhën e tyre dhe traditën shqiptare, kjo ka vlera për ne, ka vlera për qytetin tonë por edhe vendin tonë.

Fjalët shqipe tani pra kanë fillua edhe lundrimin në ujërat suedeze dhe shpresojmë se në të ardhmen do të kemi edhe paraqitje të poeteve tanë për publikun suedez sepse kjo është mënyra më e mirë që përmes vargut, përmes poezisë të krijojmë ura lidhëse me vendësit të cilët siç u shprehë poeti, shkrimtari dhe publicisti hamit Gurguri kanë vlera dhe kanë bërë shumë për shqiptarët me vite.

Poetët B.Latifi, H.Gurguri dhe S.Demaku lexuan edhe në gjuhën suedeze punimet e tyre në vargje për të cilat ata si shpërblim morën duartrokitjet e publikut vendës.

Mendoj se një punë e tillë ka vlera dhe se edhe shoqata tjera duhet angazhuar në këtë drejtim në mënyrë që secila shoqatë kulturore në mërgatë mos të merret me vet vetën por të jetë një ambasadore e kulturës dhe gjuhës shqipe në mërgatë.

Duhet të themi se ishte një ditë e mrekullueshme në brigjet e liqenit Vanern në qytetin Lidkoping me miq kaq të mrekullueshëm, të cilët në shpirt kanë muzikën dhe letërsinë, artin të shkruarit, pra poezinë. Aty lexuan punimet e tyre edhe poet suedez jo vetëm nga Lidkoping por edhe nga qytete tjera fqinje. Aty në Këndin poezisë punimet e tyre pos tre poeteve shqiptar lexuan edhe poetet suedez TK Osvald, Pär Gustav Larsson dhe Niclas Abrahamsson, ndërsa në sallën e ”Röda Kvanr” publikun e argëtuan Boel Nihlman me gitar dhe me testet e saja të shkruara nga imagjinata e saj kur ishte e re, pastaj Axel Sondén me grupin e tij nga Göteborg qe la një përshtypje fantastike tek publiku që duartrokiti pa nderpre, ndërsa pas dreke u paraqiten me këngët e tyre Matilda Magnusson dhe Jimmi Ginsby.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat