Gashi vizitoi arbëreshët e Zarës

Diaspora

Gashi vizitoi arbëreshët e Zarës

Më: 8 prill 2019 Në ora: 14:45
Arbëreshët e Zarës

Zëvendëskryeminstri, njëherësh ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike Dardan GashI me kryetarën e Shoqatës së Arbreshëve të Zarës, Maximiljana Barančić dhe antarët tjerë të komunitetit biseduan rreth fillimit të bashkëpunimit dhe përkrahjes së Qeverisë së Kosovës për ndihme komunitetit arbëresh atje.

Zvkryeministri Gashi u zotua për përkrahje të projekteve të shoqatës arbëreshe me qëllim të ruajtjes së gjuhës dhe kulturës arbëreshe në Zarë si dhe funksionalizimin e mëtejmë të shoqatës që ata drejtojnë.

Maximilijana u shpreh e lumtur për interesimin e Qeverisë së Kosovës, duke shtuar se gjuha e  arbëreshëve të Zarës është në zhdukje e sipër, andaj sipas saj duhen iniciativa të përbashkëta dhe konkrete për t’u siguruar që kjo kulturë e lashtë dhe e veçantë, që mbijetoi më shumë se 350 vite, të vazhdoj të ruhet edhe nga gjeneratat e reja.

Lidhur me këtë, Ministria e Diasporës do të financoi disa projekte konkrete të cilat do të ndihmojnë në ruajtjen e trashëgëmisë kulturore dhe gjuhësore arbëreshe.

Ai ftoi përfaqësuesit e komunitetit arbëresh të Zarës, që ti bashkangjiten manifestimeve për nder të Ditës së Arbëreshëve të Italisë që do të mbahen në fillim të Majit në Kosovë dhe ku pritet të marrin pjesë përfaqesues nga rreth 50 komuna arbëreshe të Italisë. Gashi u shpreh mirënjohës për popullin dhe shtetin kroat, të cilët kontribuan që gjuha dhe kultura arbëreshe të mbijetoi me shekuj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat