Shqiptari vret me thikë grekun, burgu i Trikalës jashtë kontrollit

Diaspora

Shqiptari vret me thikë grekun, burgu i Trikalës jashtë kontrollit

Më: 12 prill 2019 Në ora: 15:02
Burgu i Trikalës

Situata në burgun e Trikalës ka dalë jashtë kontrollit, ku një shqiptar 55-vjeçar ka qëlluar për vdekje një grek.

Mediat e shtetit helen shkruajnë se 55-vjeçari, i cili është dënuar me 8 muaj burg për emigracion të paligjshëm, ishte së bashku në qelinë e pritjes për të sapombërriturit me 66-vjeçarin grek dhe prej një jave marrëdhënia mes tyre ka qenë shumë e acaruar.

Duke shfrytëzuar mungesën e policisë, pas një konflikti për motive që nuk bëhen ende të ditura, me një thikë të sajuar, shqiptari qëlloi për vdekje 66- vjeçarin e dënuar për trafik droge.

Burgu i Trikalës i është nënshtruar një inspektimi nga Shtëpia e Inspektimit dhe hetimi disiplinor, pasi nuk është hera e parë që raportohen ngjarje të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat