Mërgata shqiptare nuk e meriton të ofendohet!

Diaspora

Mërgata shqiptare nuk e meriton të ofendohet!

Xhavit Çitaku Nga Xhavit Çitaku Më 13 prill 2019 Në ora: 16:29
Valon Syla

Reagime të shumta e të ashpra të mërgatës shqiptare pas një ofendimi të paparë që një far gazetari , Valon Syla, i bënë këtij komuniteti në një debat televiziv. Të ngarkuar me vite të tëra me bukën e hidhur të mërgimit dhe me shumë halle të tjera në dhe të huaj, tash po dalin në skenë edhe disa të mjerë që nuk e lënë rehat këtë pjesë të madhe të popullit i shpërndarë në shumë shtete e kontinente të botës . Ky gazetar tha pa kurrfarë turpi se bashkatdhetarët tanë nuk janë hiq më shumë se primitiv, apo thënë më mirë njerëz të paditur, njerëz që të vetmën dije që kanë është paraja që kur vizitojnë vendlindjen nga një shumë të vogël eurosh, sipas tij, i shpërndajnë tek të afërmit e tyre. Në çfarë moshe është ky njeri i paskrupullt nuk kam njohuri, por atij po ia bëj me dije se mërgata shqiptare është ajo pjesë më e shkëlqyer e kombit tonë, e cila është dëshmuar sa e sa herë me punë e aktivitete konkrete të bëhet krah i fort në momentet më të rënda që ndodhej atdheu i jonë i dashur. Thënë konkretisht, Valon Syla, flet tallava për mërgimtar pa e kuptuar se sa komplekse dhe shumë e rëndësishme është tema për të cilën faktikisht do duhej të flisnin njerëz kompetent, pse jo edhe personalitete shkencore. S’do mend se edhe ky gazetar mund të flas e të jap mendimet e tij edhe për këtë çështje, por në asnjë mënyrë dhe në asnjë rrethanë nuk ka të drejtë që të ofendoj aq rëndë këtë komunitet .

Të jetosh në shtetet më të zhvilluara dhe të jesh primitiv kjo nuk përputhet me asgjë

Është diçka absurde të konstatosh dhe të futesh edhe në vlerësime psikologjike e sociologjike, sidomos kur nuk kë as pak njohuri në këto fusha, për t’ua mvëshur mërgimtarëve epitetin ofendues se janë primitiv, kur në të vërtetë ata nuk janë të tillë. Jam plotësisht i sigurt se pjesa dërmuese e atyre që e kanë dëgjuar Valonin nuk pajtohen me të për këtë vlerësim që i bënë bashkatdhetarëve tanë, aq më par kur të kihet parasysh fakti se ata jetojnë në vendet më të zhvilluara, të cilat primitivizmin e kanë lënë në harresë hiq më pak se qindra vjet më parë. Siç dukët primitivizëm për Valonin është ta duash atdheun, ta ndihmosh atdheun, të ndërtosh atdheun, të grumbullosh qindra milionë marka gjermane e dollarë, por edhe duke marrë pjesë fizikisht në çlirimin e vendit nga okupimi i barbarëve serb. Siç dukët për Valonin primitivizëm është edhe ruajtja e traditave, historisë e kulturës shqiptare, për të cilat mërgata shqiptare është krenare dhe asnjëherë nuk do t’i harroj, përkundrazi ato do t’i kultivoj me fanatizëm për jetë e mot, i pëlqeu apo jo atij. Pavarësisht së këtë komunitet e ofendoj me fjalën se është primitiv, në pyetjen e udhëheqësit të këtij debati ai nuk arriti të argumentoj me asnjë fjalë se ku bazohet për të arritur deri të ky përfundim i tij i marrë.

Vetëm ai që jeton në dhe të huaj e di se sa shumë duhet atdheu

Malli i mërgimtarit për atdhe nuk shuhet kurrë. Edhe ëndrrat që i sheh gjithherë kanë të bëjnë me vendlindjen. Ndaj, po ta them troç Valon Syla se vetëm ai që jeton në dhe të huaj e di se sa shumë duhet atdheu, se sa shumë duhet kontribuar për atdheun, se sa shumë duhet luftuar për ta mbrojt atdheun. Duke e dashur aq shumë atdheun dhe duke e bërë krenar, shqiptarët në diasporë në vazhdimësi po dëshmojnë me të arriturat e tyre se i përkasin familjes së madhe të europës, Amerikës Australisë ...së emancipuar . Fëmijët tanë kanë arritur të bëhen doktor shkencash në fusha të ndryshme, të bëhen mjek, inxhinier, jurist, ekonomist, artist, shkrimtar, gazetar etj për të cilët po ua kanë zili edhe vendasit. Pra, ata tash kanë arritur në majat e suksesit. Po të ishin primitiv athua do të kishin arritur deri në këtë shkallë të arsimimit akademik. Deri sa fëmijët mërgimtar me mund e dije po i kapërcejnë të gjitha vështirësitë, në rend të parë gjuhësore, ti siç dukët, mjerisht, kë një dije mjaft e kufizuar, për të mos thënë hiq gjë. Edhe nëse e kë marrë ndonjë diplomë, ajo siç dukët nuk të ka përgatitur për t’iu “ shitur” mend të tjerëve, përkundrazi ti tregove dhe dëshmove për vetveten para opinionit se sa i ulët jeni. Deri me tash turpi nuk e ka mbytur askënd e siç dukët as ty nuk do të godet, por në syrin e mërgimtarit gjithmonë do të jesh një njeri “ non grata”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat