Rumuni kërcënon me thikë shqiptarin në Itali

Diaspora

Rumuni kërcënon me thikë shqiptarin në Itali

Më: 14 prill 2019 Në ora: 08:29
Foto ilustrim

Një shtetas shqiptar është kërcënuar me thikë nga një shtetas rumun, mbrëmjen e 12 prillit, rreth orën 23:00, në zonën e Viale Alcide De Gasperi.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari nga Kosova, emri i të cilit nuk është bërë i ditur ka njoftuar policinë e Musocco, ndërsa këta të fundit kanë arrestuar agresorin, 48-vjeçar.

Kosovari i kishte thënë policisë se gjatë kohës që kishte qenë duke shkuar në shtëpi me biçikletë një person i kishte zënë rrugën dhe e kishte kërcënuar më thikë.

Por pasi 40-vjeçari kishte filluar të bërtiste grabitësi ishte frikësuar dhe ishte larguar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat