Diaspora dhe rëndësia e saj për shtetin e Kosovës

Diaspora

Diaspora dhe rëndësia e saj për shtetin e Kosovës

Nga: Dr. Artan Haziri Më: 15 prill 2019 Në ora: 09:17
Dr. Artan Haziri

Diaspora ka dhënë shumë për kombin shqiptar e në veqanti në luftën e fundit dhe pas luftës. 

Njeriu, para se të flas për disporë, duhet të pyet veten sa para ata i sjellin çdo vit në Kosovë. Çfarë bën ata gjatë luftës dhe tani në liri.

Në vitin 2017, vlera e remitencave të dërguara nga mërgimtarët arriti në vlerën prej 758.7 milionë euro.

Në vitin 2017 dhe deri në muajin tetor të vitit 2018, vendet nga të cilat më së shumti mërgimtarët i kanë dërguar paratë në vendin tonë prinë Gjermania, e përcjellë nga Zvicra, SHBA dhe vendet tjera.

Duke u bazuar në të dhënat zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës shihet se gjatë dhjetë muajve të parë të vitit 2016 nga diaspora në Kosovë në formë të dërgesave kanë ardhur rreth 566,7 milionë euro. Po kështu gjatë vitit 2015 në Kosovë në formë të dërgesave kanë ardhur 655 milionë euro, ku 121 milionë euro kanë ardhur përmes bankave, 281 milionë euro përmes agjencive për transferimin e parave, si dhe 225 milionë euro përmes rrugëve të tjera. Gjatë vitit 2014 në Kosovë sipas BQK-së në formën e dërgesave kanë ardhur 622 milionë euro, në vitin 2013 kanë ardhur 573 milionë euro, në vitin 2012 kanë ardhur 516 milionë euro, në vitin 2011 në Kosovë kanë ardhur 492 milionë euro, në vitin 2010 kanë ardhur 584 milionë euro, në vitin 2009 në Kosovë kanë ardhur 585 milionë euro, në vitin 2008 në Kosovë kanë ardhur 608 milionë euro, si dhe në vitin 2007 sipas të dhënave zyrtare të BQK-së nga shtetasit nga Kosova që jetojnë jashtë vendit janë dërguan 515 milionë euro.

Në luftë, diaspora kanë dërguar me mijëra euro dhe shumë kanë qenë pjesë e luftës.

Ata janë krahët tanë, sikur krahët e shqiponjës. Nuk kemi te drejtë as të mendojmë keq për diasporën. 

Ështe koha që të bashkohemi, e jo të flasim vetem sa për të qenë në qendër të vëmendjes. Kjo do ketë pasoja për ata që flasin pa menduar, e nuk duhet që nga një rast i veqant të pergjithësojmë tërë mërgatën.

Duhet të krijojmë kushte dhe besim, që ata të kthehen si investitorë e jo të flasim gjëra të kota.

Fuqia e tyre është edhe me shumë se sa financiare.

Kujdes, diaspora është pjesë e trupit tonë e ju që mendoni ndryshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat