Nuk respektonte kanunin, shqiptari i thyen dhëmbët gruas në sy të vajzës së mitur

Diaspora

Nuk respektonte kanunin, shqiptari i thyen dhëmbët gruas në sy të vajzës së mitur

Më: 17 prill 2019 Në ora: 00:01
Ilustrim

Një shqiptar në Itali rreh barbarisht gruan e tij.

Mediat italiane shkruajnë se një 34-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane, nën akuzën e dhunës së vazhdueshme ndaj gruas 26-vjeçare.

Mediat vijojnë më tej se kjo gjë ndodhte nën pretekstin se gruaja nuk i bindej burrit.

Dyshohet se bashkëshorti kërkonte nga gruaja, që ajo t’i përmbahej rregullave kanunore.

Ai e rrihte, kërkonte që ajo të mos ulej me familjarët e tij në tavolinë, dhe gjithashtu i kërkonte edhe pagën mujore.

Në një nga rastet e dhunës, 34-vjeçari i kishte thyer asaj dhëmbët e sipërme, ndërsa skena ishte parë edhe nga vajza e vogël e çiftit.

Abuzimet kanë vijuar deri në atë pikë sa 26-vjeçarja i ka kërkuar edhe divorcin.

Në këtë rast burri i ka vënë një çorape në goje gruas dhe i ka prerë me thikë pëllëmbën e dorës.

Gruaja më pas ka bërë denoncim në Polici, ndërsa ngjarja është nën hetim nga autoritetet italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat