Ministri Gashi nderohet me mirënjohje nga mësuesit e Angelholmit - Bota Sot
Ministri Gashi nderohet me mirënjohje nga mësuesit e Angelholmit

Diaspora

Ministri Gashi nderohet me mirënjohje nga mësuesit e Angelholmit

Më: 17 prill 2019 Në ora: 10:49
Dardan Gashi

Sot ministri i Diasporës dhe i Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, njëherësh zëvendëskryeministër, priti grupin e mësuesve të shkollës shqipe nga Suedia -  Xhevat Isufi, Hava Limani dhe Fixhrie Syla. Në këtë takim, i cili përkonte me jubileun e 15-të të organizimit të ekskursioneve të diasporës në atdhe, MDIS-i, përkatësisht ministri i Diasporës, z.Dardan Gashi,  u nderua me mirënjohje në emër të institucioneve arsimore, mësuesve, nxënësve dhe prindërve të komunës së Angelholmit në Suedi. Të theksojmë se kjo mirënjohje u jepet institucioneve të vendit që ndihmojnë dhe bashkëveprojnë me diasporën.

Mësuesit e falënderuan MDIS-in dhe zv.kryeministrin Gashi për ndihmën e dhënë në shpërndarjen e librave për bibliotekat e vendeve ku mësohet shqip, si dhe për përkrahjen e mbështetjen financiare të aktiviteteve të përbashkëta për diasporën.

Në anën tjetër, ministri Gashi, duke falënderuar mësuesit për mirënjohjen, tha se MDIS-i gjithmonë do të jetë përkrah tyre. Ai i informoi ata  për Ligjin e ri të diasporës, i cili së shpejti pritet të aprovohet.

Sipas ministrit Gashi, pas aprovimit të këtij ligji,  do të institucionalizohet mësimi shqip në diasporë dhe do të zgjidhen shumë çështje që kanë të bëjnë me diasporën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...