LEASH: Duhet ta shfrytëzojmë potencialin e diasporës, janë të gatshëm të kontribuojnë për vendlindjen si gjithnjë.

Diaspora

LEASH: Duhet ta shfrytëzojmë potencialin e diasporës, janë të gatshëm të kontribuojnë për vendlindjen si gjithnjë.

Nga: Kushtrim Maliqi Më: 18 prill 2019 Në ora: 11:24

Kryesia qendrore e LEASH-it e prirë nga kryetari z. Shukri Ymeri, për tre ditë rresht zhvillojë aktivitete të shumta në shtetin Helen. Përveç pjesëmarrjes në asamblenë e degës delegacioni zhvilloj takime, vizita dhe intervista të shumta mediatike.

Me televizionin Tribuna si dritare më e fuqishme mediatike në Greqi, emisionet e së cilës editohen edhe ne kanalet e RTSH, u dakorduan për një bashkëpunim të përhershëm me Lobin. Takimi me Fatos Malaj, kandidatin e par shqiptarë në parlamentin Grekë ishte i rëndësisë së veçantë. Paten dhe takime te shumta me aktivistë e kryetarë shoqatash si Ilirjan Dhima, Elona Kataro, Edmond Guri e shumë personalitete tjera me peshë kombëtare në Greqi, ka thënë ndër të tjera Ymeri.

Gjatë një interviste për TV Tribunan, kryetari i saj Shukri Ymeri dhe anëtari i kryesisë Sutki Hulaj kanë folur për LEASH në përgjithësi, qysh nga momenti i themelimit, sukseset e arritura e deri tek planet për të ardhmen.

Image

“Lobi euroatlantik shqiptarë, si këshill iniciues për themelimin e tij u themeluar më datën 20 shkurt të vitit 2016 në Gjermani. Duke marrë parasysh faktin e zhvillimeve në trojet tona, shtetet tona, se është shumë e kjartë që mërgata ka kontribuar gjithherë, atëherë kur ka qenë e nevojshme për trojet shqiptare në Ballkan, e pamë më se të domosdoshme që edhe njëherë të riaktivizohemi, riorganizohemi duke vënë në funksion kapacitetet tona për interesa dhe zhvillimin e trojeve shqiptare në Ballkan. Iniciativa e parë u bë nga një grup mërgimtarësh ku dhe vetë isha pjesë e atij grupi, pas themelimit të këshillit iniciues, filluam të vazhdonim themelimin këshillave tjera iniciuese të degëve nëpër shtete vijuese. Pas një kohe, u themeluan disa degë në Evropë”, tha Ymeri.

Ymeri tha poashtu se prej datës 20 shkurt deri më datën 17 dhjetor 2016, janë themeluar disa degë, mund t’i ceku edhe tani Gjermanin, Zvicrën, Austrinë, Norvegjinë, Belgjikën, Suedinë, Italinë, Kroacinë dhe Kalabria.

“Ne vazhdimisht kemi bërë përpjekje që të vënë kontakte si me qeverinë në Kosovë ashtu edhe me atë në Shqipëri, por në një farë forme ka qenë e pamundur, pasi që ata kanë treguar një far lloj rezerve karshi nesh, vazhdimisht”, u shpreh ai.

Ne besojmë që nuk janë të vërteta shifrat të cilat thuhen për shqiptarët shembull në Gjermani, pasi që nataliteti në vazhdimësi në rritje ka ndikuar, ku me përgjegjësi them se sot në Gjermani jetojnë më shumë se katër milion shqiptarë, madje të integruar mirë në shoqëri. Kemi këshilltare të zonjës Merkel që është shqiptare. Sot, nëpër Evropë e gjithandej nëpër botë kemi shqiptarë të cilët kanë treguar sukses në organizimin e bizneseve të tyre, ku jo vetëm milioner, por kemi edhe miliarder shqiptarë të cilët janë të gatshëm të investojnë në vendin e tyre, por që duhet t’iu jepet mundësia.

Image

“Kemi disa statistika se në Zvicër janë diku rreth 150 mijë shqiptarë, kjo është tepër qesharake, një shifër tjetër flitet të jetë 600 mijë edhe kjo nuk është reale, pasi që besojmë që ka shumë më tepër shqiptarë që punojnë e veprojnë në Zvicër. Ne sot vetëm ne Gjermani i kemi më shumë se 140 mijë student, kjo është shifër kolosale, gjithashtu një aset i joni tepër i çmueshëm”, tha Ymeri.

Më duhet ta them një gjë, shqiptarët kudo që janë, tregojnë një shkallë të lartë të inteligjencës, suksesit dhe vlerave njerëzore, për çka kemi vërejtur kohët e fundit se e kemi një tendencë të shteteve përkatëse që të zbatojnë programe asimiluese për shqiptarët, çka është shumë e rrezikshme dhe të cilën ne nuk duhet ta lejojmë. Për këtë arsye, them se është e domosdoshme themelimi dhe funksionimi sa më i mirëfillta aty ku ekzistojnë i shkollave shqipe, të cilat do ta parandalonin asimilimin.

Image

Një gjë të cilën duhet ta themi, në lidhje me LEASH, është edhe ajo që pikërisht njerëz të këtij LOBI përmes autoritetit të tyre kanë ndikuar edhe tek formësimi i qëndrimeve pro shqiptare me anë të miqësisë me figura shumë të rëndësishme të politik bërjes në Evropë, një rast të tillë e kemi me Skender Musliun që në takimet e rregullta që ka pasur me eurodeputetin z. Kukan i cili është i fokusuar pikërisht rreth çështjes së shqiptarëve në ballkan, ka ndikuar që duke ia shpjeguar të vërtetën, ky i fundit të ketë qasje më konstruktive karshi shqiptarëve.

“Ne, shqiptarët nëpër universitetet më të fuqishme në botë si Harëard e Cambridg kemi 36 ligjëruar, kjo është një pasuri e jashtëzakonshme, kjo nuk është pak dhe ne e shftyrzojmë kaq pak këtë potencial. Në universitetin e Cyrihut i kemi 16 ligjerues shqiptarë për të cilët shkruajn cdo ditë gazetat zvicerane, ata janë promotori i ecurisë së Zvicrës. Mund të them që nuk ka Universitet të rëndësishëm në botë, ku nuk ka një ligjërues shqiptarë”, theksoi Ymeri.

Për neve, degët me rëndësi shumë të veçantë janë dega e Kalabrisë dhe e Greqisë, pasi që është fascionuese se si e kanë ruajtur gjuhën dhe identitetin e tyre nderë vite, në kushte aspak të lehta”, janë këto disa prej fakteve dhe argumenteve, me të cilat Ymeri arsyeton nevojën e patjetërsueshme për mbështetjen e LEASH, në mënyrë që mërgata jonë, rrolin e saj të ketë të kanalizuar dhe produktiv.

Sutki Hulaj, anëtarë i kryesisë së LEASH, ka folur për pjesën e organizimit në Zvicër ku ka thënë se organizimi i diasporës shqiptare është gjëja më e lehtë që mund ta bësh, pasi që ne si popull historikisht jemi mësuar të organizohemi, sa herë që atdheu ka pas nevojë.

Image

“Për neve është shumë e rëndësishme krijimin apo themelimi i Lobit EuroAtlantik Shqiptarë, pasi që është paraqitur nevoja e patjetërsueshme që një gjë e tillë të ndodhë dhe mirë që ndodhi. Nuk kemi pasur ndonjë vështirësi, e them këtë pasi që mërgata shqiptare historikisht është mësuar të organizohet, nëpër faza e kriza të ndryshme të atdheut tonë. E veçanta kësaj radhë është pasi që, është hera e parë që po organizohemi jo më në nivel lagjesh apo lokacionesh të ngushta, por kësaj radhë po organizohemi në nivel global, pra e gjithë diaspora shqiptarë rrethë një boshti. Moto e jona është ruajtja e trashëgimisë tonë kulturore, e gjithë atij bagazhi e thesari të cilin e kemi të krijuar ndër shekuj, por që fati na ka detyruar që të gjendemi gjithandej të shkapërderdhur”, është shprehur Hulaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat