Një shqiptar, që kërkohej në Shqipëri për rreth dy vjet është arrestuar në Jesi, në Itali, pas një operacioni të koordinuar të karabinierëve lokalë.
Mediat italiane bëjnë me dije se në pranga ra një 36-vjeçar shqiptar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur.
Ai kërkohej në Shqipëri për akuzën e zhvatjes, ndërsa prej dy vitesh fshihej në një apartament në Jesi me një sjellje krejt normale në komunitet, për të mos rënë në sy si i kërkuar.
Karabinierët italianë njoftojnë se i arrestuari tashmë ndodhet në ambientet e burgut dhe pritet që të ekstradohet drejt vendit tonë.