Ekstradohen nga Greqia dy të kërkuar ndërkombëtarë

Diaspora

Ekstradohen nga Greqia dy të kërkuar ndërkombëtarë

Më: 19 prill 2019 Në ora: 15:26
Foto ilustrim

Interpol Tirana ka ekstraduar dy persona nga Greqia, të cilët janë dënuar në Shqipëri nga gjykata. E.Sh. 31 vjeç është dënuar nga Gjykata e Pogradecit në vitin 2015 me 5.4 vite burgim për shitje droge.

Më 4 Shkurt 2014, 31- vjeçari në bashkëpunim me persona të tjerë kanë transportuar një sasi lënde narkotike nga Tepelena, me qëllim shitje në qytetet Korçë dhe Pogradec. Ai u arrestua më datë 21.06.2018 në Greqi me qëllim ekstradimin në Shqipëri.

Ndërsa e ekstraduara e dytë është një 69-vjeçare me iniciale F.Xh. e dënuar nga Gjykata e Tiranës në vitin 2015 me 6.8 vite burgim për mashtrim. Më 21 Dhjetor 2012 nëpërmjet mashtrimit, 69-vjeçarja ka shitur banesën e një shtetaseje tek një person i tretë. Shtetasja F. XH. është arrestuar më 2 Nëntor 2018 nga autoritetet policore greke.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat