Partitë politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut të përçarë në zgjedhjet presidenciale

Diaspora

Partitë politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut të përçarë në zgjedhjet presidenciale

Më: 19 prill 2019 Në ora: 19:05
Lobi Euro – Atlantik Shqiptar

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar me kujdes të veçantë po e përrcjell fushatën zgjedhore për zgjedhjen e kryetarit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kandidat për këtë funksion tër lartë shtetërorë janë tre kandidat, nga të cilët njeni është shqiptar.

Ajo çka i karakterizon këto zgjedhje është fakti se partitë politike shqiptare nuk treguan sensin e duhur kombëtar për një kandidat të përbashkët shqiptar.

Fatkeqësisht spektri politik shqiptar nuk arriti paraprakisht një marrëveshje inter-shqiptar për një kandidat koncenzual për president të kësaj republike edhe pse si kandidat i pavarur u paraqit Zotri Blerim Reka.

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar që nga paraqitja e kandidaturës së tij, ia dha përkrahjen Prof. Dr. Blerim Rekës duke i propozuar edhe partive politike shqiptare të Maqedoninë së Veriut që t’a përkrahin edhe ata si kandidat të përbashkët apo koncensual. Zotri Reka është profesor i rregullt në universitetin e Europës Juglindore në Maqedoninë e Veriut dhe në Universitetin e Prishtinës, është ish ambasador i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian,si dhe ish ambasador i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, është një njeri që ka të gjitha kapacitetet njerëzore dhe intelektuale të nevojshme për t’a ushtruar me autoritet dhe respekt funksionin e kryetarit të Republikës.

Kandidaturën e Zotri Blerim Rekës e kanë përkrahur dy partitë opozitare shqiptare respektivisht Aleanca për Shqiptarët dhe Besa, të cilat janë vazhdimisht prezente nëpër mitingjet anë e mbarë kësaj republike për t’a prezentuar dhe fuqizuar në prezentimin e tij para elektoratit.

Ajo çka është për t’u brengosur është fakti se partia politike shqiptare, e cila doli nga lufta e vitit 2001, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) që u themelua nën pretekstin se do të kujdesej për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve deri në barazinë e plotë kushtetues me maqedonët si dhe Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), vendosën që mos t’ia japin përkrahjen kandidatit shqiptar, Blerim Rekës.

BDI-ja dhe PDSH-ja arritën marrëveshje me partinë politike maqedone në pushtet, LSDM që të paraqiten me një kandidat konsesual maqedon, Zotri Stevo Pendarovski.

Lobi Euro – Atlantik Shqiptar shprehë keqardhje për sjelljet dhe fjalimet jokorekte të liderëve të BDI-së Ali Ahmetit dhe PDSH-së Menduh Thaqit nëpër mitingjet e tyre, ata jo vetëm që e përkrahin kandidatin maqedon por ironizojnë dhe karikaturizojnë personalitetin e Zotit Reka. Për organizatën tonë kjo mënyrë e paraqitjeve të tyre në vende kaq publike para elektoratit shqiptar duke nënçmuar dhe ofenduar një kandidati shqiptar, është skajshmërisht e papranueshme dhe sjellje antikombëtare.

A thua kandidimi dhe fitorja eventuale e Blerim Rekës atyre ndoshta do t’ua prish pazaret politike, për të bërat e tyre në të kaluarën ?! Jemi të bindur se opinioni e din përgjigjen.

Duhet t’a dinë edhe BDI-ja edhe PDSH-ja se patriotizmi tregohet me vepra, e jo me fjalë nëpër mitingje duke manipuluar dhe mashtruar popullin se zgjidhja më e mirë na qenka kandidati « konsensual » maqedon, e jo një intelektual shqiptar me një begraund të pasur moral dhe profesional.

Lobi Euro – Atlantik Shqiptar si organizatë mbarkombëtare e Mërgatës shqiptare, përveç tjerash, synim kryesor ka bashkimin dhe organizimin e Mërgatës shqiptare nën një strukturë të përbashkët veprimi, sepse vetëm të bashkuar jemi më të fuqishëm, prandaj këte ua propozuam edhe partive politike shqiptare për zgjedhjet presidenciale,në shkrimin tonë të mëhershëm, që të bashkohen rreth një kandidati të përbashkët, sepse vetëm kështu mund të fitohet.

Shembulli më i mirë se si është dashur të veprojnë partitë politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut në zgjedhjet presidenciale, janë zgjedhjet lokale të para do kohëve në komunën më të re të Malit të Zi, Tuz-it. Bashkimi i partive politike shqiptare atje, çoi drejt fitores të shqiptarëve në komunën më të re të Tuz-it, që nga viti 1957 kur kjo komunë iu bashkua komunës së atëhershme Titograd-it, Podgoricës së sotme.

Në zgjedhjet e fundit presidenciale, Bashkimi Demokratik për Integrim, pikërisht kandidatin e tanishëm, të ashtuquajtur konsesual, Stevo Pendarovskin, në mënyrë perfide nuk e përkrahi, duke e ftuar elektoratin shqiptar t’i bojkotoj zgjedhjet duke ia mundësuan kryetarit aktual Ivanov të vjen në krye të shtetit, i cili gjatë dy mandateve u shqua me politika antishqiptare, u montuan disa proçese gjyqësore politike kundër shqiptarëve, ndodhi rasti i Kumanovës, nuk e nënshkruajti Ligjin mbi përdorimin e gjuhëve e tjera.

Tani parashtrohet pyetja : çka ndodhi që brenda natës kandidatin që e bojkotoi BDI-ja në zgjedhjet e kaluara, përnjëherë u bë kandidat i tyre konsesual ?!

Manovrat dhe manipulimet politike të këtyre partive i janë të njohura opinionit të gjërë shqiptar, sepse ata ende mundohen popullit t’ia shesin bashkim-vllazrimin e komunizmit. Këto veprime janë karakteristikë e partive politike që janë të kapur dhe të shantazhuar nga sistemi shtetëror maqedon.

Viteve të 90-ta të merreshe me politikë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për shqiptarët ishte një vokacion kombëtarë për zgjidhjen e çështjes shqiptare, kurse sot, në kuptimin më të mirë të fjalës, nënkupton biznis, korrupsion, shpërlarje parash dhe zbrazjen e shqiptarëve, si rezultat i politikave të tyre të gabuara.

Lobi Euro – Atlantik Shqiptar i bënë thirrje elektoratit shqiptar që ka të drejtë vote,që me 21 Prill 2019, t’a votojnë kandidatin shqiptar, Zotri Blerim Reka, sepse kjo nuk është çështje partiake por thirrje kombëtare, prandaj momentumi kërkon përgjegjësi dhe nivel të lartë të vetdijes shqiptare.

Image
Image

Kryesia e Lobit Euro – Atlantik Shqiptar, Gjermani

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat