Edhe Ministri i Brendshëm italian gëzohet për kapjen e terroristit shqiptar, ja çfarë shkruan Salvini

Diaspora

Edhe Ministri i Brendshëm italian gëzohet për kapjen e terroristit shqiptar, ja çfarë shkruan Salvini

Më: 23 prill 2019 Në ora: 17:29
Mateo Salvini

Këtë të martë në bazë të një shpallje ndërkombëtare arresti, policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 28 vjeçar shqiptar i cili kërkohej nga drejtësia italiane për përfshirje në organizata të rrezikshme terroriste.

Madje lajmin për arrestimin e Bledar Ibrahimit e ka bërë publik me jo pak nota “lumturie” edhe Ministri i Brendshëm Mateo Salvini. Ai shkruan në lllogarinë e tij në rrjetin social se më në fund është kapur dhe një tjetër personazh i rrezikshëm që kishte lidhje të forta me celulat terroriste që ndodhen në Itali. Një falënderim Salvini e ka bërë dhe për policinë shqiptare që do ta transferojë së shpejti 28 vjeçarin përballë drejtësisë italiane.

“Arrestohet në Shqipëri Bledar Ibrahimi, 28 vjeç, i kërkuar për lidhje ndërkombëtare me terrorizmin. Në shtëpinë e tij në Milano, u gjetën në materiale kompjuterike, kontakte me ekstremistët islamikë, dhe foto, video, dhe dokumente që lidheshin me xhihadin. Falenderoj hetuesit tanë, duke nisur që nga Ros, që kurrë nuk hoqën dorë, si edhe falenderoj karabinierët dhe autoritetet e Tiranës. Asnjë armëpushim për kriminelët dhe fanatikët që sjellin luftën në shtëpinë tonë.”-shkruan Salvini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat