Makina përplaset me pemën në Itali, vdes 26-vjeçari shqiptar, plagosen dy të tjerë

Diaspora

Makina përplaset me pemën në Itali, vdes 26-vjeçari shqiptar, plagosen dy të tjerë

Më: 24 prill 2019 Në ora: 12:48
Ilustrim

Tre shqiptarë janë përfshirë në një aksident tragjik në Itali.

Viktimë e aksidentit mbeti një 26 vjeçar shqiptar, me inicialet K.E.

Ndërsa drejtuesi i mjetit, 26-vjeç dhe vëllai i viktimës, 19 vjeç, ndodhen në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, por mendohet se ka qenë shpejtësia e lartë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 01:00 të së mërkurës në rrugën John Kennedy në Pianvallico, Firence.

Sipas informacioneve paraprake makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.

Dy të rinjtë e aksidentuar janë dërguar në spitalin Borgo San Lorenzo.

Në vend mbërritën katër ambulanca, karabinierët dhe zjarrfikësit që punuan për nxjerrjen e tre të plagosurve shqiptarë nga makina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat