Kush është hajduti nga Kosova, që sulmoj shtëpitë e milionerëve të Londrës?

Diaspora

Kush është hajduti nga Kosova, që sulmoj shtëpitë e milionerëve të Londrës?

Nga: Bota sot Më: 24 prill 2019 Në ora: 23:19
Asdrit Kapaj

Pronari i një dyqani, 42 vjeqari qe u largua nga Kosova për të filluar një jetë në Britani, u shpall fajtor për 21 vjedhje dhe thyrje të shtëpive në lagjen e pasur të Londrës në Wimbledon, gjatë dekadës së kaluar, transmeton Bota sot.

Hajduti i quajtur "Wimbledon Prowler" është përballur me burg pas pranimit të vjedhjes për më shumë se 500 mijë paundë stoli dhe sende tjera me vlerë.

Image
Asdrit Kapaj

Asdrit Kapaj hyri në shtëpitë me miliona në perferi të Londrës, madje duke synuar edhe rezidencën e legjendës së tenisit Boris Becker.

Babai i dy fëmijëve, Kapaj i cili erdhi në Britani të Madhe pas trazirave në Kosovë dhe posedon një dyqan të peshkut dhe një të qajit, në Altrincham, Greater Manchester, por u nis në Londër për të kryer sulmet e tij gjatë natës.

Image

42 vjeqari i cili nuk kishte dënime të mëparshme, e maskonte veten dhe ngjitej lartë për të shmangur zbulimin.

Ai madje mbyllte dritaret pas tij, që viktimat të mos e kuptonin se ai i kishte sulmuar.

Por ai sot pranoj se ishte pas 21 vjedhjeve dhe dy vjedhjeve të tentuara, duke arritur vlerën në 542 mijë paundë.

Image

Prokurorët thanë se ai ndoshta ka kryer më shumë vjedhje, madje mund të ketë vjedhur deri 200 shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat