Ndodh edhe kështu, hajduti shqiptar bën për spital dy policë italian

Diaspora

Ndodh edhe kështu, hajduti shqiptar bën për spital dy policë italian

Më: 25 prill 2019 Në ora: 17:25
Policia italiane

Një shqiptar, i cili ishte grabiti një banesë në Rimi, Itali është pikasur nga policia, pasi kjo e fundit mori njoftimin për vjedhje rreth orës 21:50 mbrëmjen e djeshme.

Alarmin për vjedhje e dha një i afërm i pronarit, i cili ishte jashtë qytetit për pushime.

Pas ardhjes së policisë hajdutët shqiptarë arritën të fshiheshin dhe të largoheshin në drejtime të ndryshme.

Një prej tyre, 32-vjeç me inicialet B.S u identifikua nga policia, por me një qese që e kishte mbushur me sende të vjedhura, sulmoi një prej policëve.

Polici mori plagë në këmbën e majtë dhe i duhen thuajse 5 ditë për t’u shëruar, shkruajnë mediet shqiptare.

Pas plagosjes së oficerit të parë, shqiptari kaloi gardhin e parkut dhe u hodh në një oborr tjetër, por iu bë pritë nga një tjetër polic.

Edhe këtë polic, shqiptari tentoi ta godiste me një statujë betoni, por që fatmirësisht nuk e kapi, por arriti që ta plagoste me sende të tjera, shërimi i të cilit do të kërkojë 4 ditë kohë.

Më pas 32-vjeçari u arrestua dhe çështja i ka kaluar prokurorisë.

Identiteti i plotë nuk bëhet ende i ditur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat