U kap me kokainë dhe 3 mijë euro, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Diaspora

U kap me kokainë dhe 3 mijë euro, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Më: 25 prill 2019 Në ora: 19:55
Karabinierët e Cisterna di Latina dhe Cori

Karabinierët e Cisterna di Latina dhe Cori në fshatin Giulianello vunë në pranga një shqiptar nën akuzën e trafikimit të drogës.

Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari me iniciale K.A, 22-vjeç u arrestua për një sasi të madhe të kokainës.

Pas kontrollit ushtruar në shtëpinë e tij mësohet se janë gjetur dhe sekuestruar 570 gram kokainë, së bashku me materialin për prerjen dhe paketimin e drogës dhe 3,000 euro kesh, që dyshohet se janë sekuestruar nga trafiku i drogës.

Gjithashtu në një tokë afër shtëpisë, karabinierët sekuestruan edhe 450 gram kokainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat