Kontrolli rutinë zbulon shqiptarin shpërndarës droge

Diaspora

Kontrolli rutinë zbulon shqiptarin shpërndarës droge

Më: 28 prill 2019 Në ora: 18:35
Policia italiane

Policia italiane ka prangosur një shtetas shqiptar pas kontrolleve rutinë të bëra në makinën e tij.

Ai është një 30-vjeçar që lëvizte me makinë në momentin e ndalimit nga autoritetet.

Atij iu gjetën në makinë 16 gramë hashash, të ndara në doza dhe gati për t’u shitur, një sasi marihuana si edhe 400 euro, transmetojnë mediet shqiptare.

Pas kësaj, policia ka ushtruar kontroll edhe në shtëpinë e tij, ku u gjetën materiale paketimi për lëndën narkotike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat