Akuzohet se vidhte qendrat tregtare në Itali, shqiptari e pëson keq dhe i sekuestrohet “malli”

Diaspora

Akuzohet se vidhte qendrat tregtare në Itali, shqiptari e pëson keq dhe i sekuestrohet “malli”

Më: 7 maj 2019 Në ora: 17:33
Vjedhja

Pas rikthimit të vjedhjeve në qendrat tregtare oficerët e policisë së Komisariatit Chiavari kanë nisur kontrollet për të evidentuar të gjithë grabitësit.

Pasditen e djeshme në Sestri Levante, një shtetas shqiptar 33 –vjeçar, i cili rezultonte i parregullt në territorin kombëtar arrestua dhe u dërgua në paraburgim, nën akuzën e përfshirjes së drejtpërdrejt në disa nga këto episode kriminale.

Pas arrestimit policia ushtroi një kontroll në shtëpinë e tij, nga ku gjeti dhe sekuestroi disa televizorë, pajisjee elektronike, produkte ushqimore, si dhe shumë shishe, të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal.

Shqiptari pas hetimeve u kythye në burgun e Genoa Marassi, në dispozicion të autoritetit gjyqësor procedues.

Hetimet e mëtejshme janë duke u zhvilluar për të identifikuar bashkëpunëtorët e të dyshuarit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat