Arrestohet bosi shqiptar i kokainës në Spanjë

Diaspora

Arrestohet bosi shqiptar i kokainës në Spanjë

Më: 13 maj 2019 Në ora: 07:23
Policia spanjolle

Policia spanjolle ka arrestuar në Madrid një shqiptar të dyshuar si kreu i një organizate të trafikut të kokainës. Ndaj Kreshnik Farrukut ishte lëshuar një urdhër-arresti nga Italia në vitin 2018. Shqiptari është emër i njohur për policinë spanjolle, pasi në vitin 2008 ka qenë i dyshuar dhe ndaj tij po hetohej për përfshirje vrasje dhe grabitje. Kreshnik Farruku u arrestua në muajin Prill të vitit të kaluar, por ishte arratisur nga qelia dhe ishte shpallur sërish në kërkim.

Në vitin 2007 u vra biznesmeni spanjoll Jose Luis Moreno, shefi i Kreshnik Farrukut. Ky i fundit dyshohej pikërisht si autor, megjithatë kjo pistë nuk u provua kurrë. Pas këtij momenti, mediat spanjolle raportojnë se Farruku mori drejtimin e rrjetit të drogës, duke trafikuar kokainë në Itali dhe Spanjë.

Në Maj të vitit 2010 u arrestua në Barcelonë së bashku me 7 anëtarë të tjerë të organizatës, pasi u kapën duke transportuar 20 kg kokainë me makinë drejt Italisë. Pas arrestimit, drejtimin e organizatës e mori vëllai i tij Erni. Ky i fundit u arrestua dy vite më vonë, në vitin 2012, raporton shtypi spanjoll.

Në vitin 2014, Kreshnik Farruku u arratis nga burgu duke përdorur një leje që kishte marrë për të dalë dhe nuk u kthye më. Nga arratia, ai vazhdonte të drejtonte organizatën e kokainës.

Hetimet e autoriteteve spanjolle sollën sërish në arrestimin e tij pak ditë më parë gjatë kësaj jave. Ai u kap në një hotel në Madrid së bashku me vëllain e tij dhe një anëtar tjetër të organizatës. Kur agjentët e policisë iu afruan, ai tentoi të provonte se nuk ishte personi që kërkonin duke treguar identitet tjetër. Policia zbuloi se Kreshnik Farruku përdorte 10 identitete të ndryshme të rreme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat