Do t'i vihet emri Ibrahim Rugova një rruge në Bruksel

Diaspora

Do t'i vihet emri Ibrahim Rugova një rruge në Bruksel

Nga: Ferid Shehu Më: 17 maj 2019 Në ora: 11:42
Pamje nga takimi

Me propozimin e Burim Demiri, kandidat për deputet në Regjionin e Brukselit, komuna Schaerbeek e Brukselit e nisi procedurën duke kërkuar nga Burimi ta formojë një Komision pune dhe argumentimin e kërkesës me biografin e presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Si rezultat i integrimit të mirë dhe miqësisë e partneritetit belgo shqiptar, në vitin 1968 u vendos busti i Skënderbeut në komunën Skarbek të Brukselit. Poashtu si rezultat i bashkëpunimit dhe mirëkuptimit mes mërgatës shqiptare dhe autoriteteve të Skarbekut edhe ne vitin 2012 u zhvilluan shume aktivitete ne 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë për të cilat gazeta Bota Sot ka shkruar gjerësisht. Edhe sot si rezultat i bashkëpunimit belgo shqiptar respektivisht miqësisë belgo shqiptare, nisi procedura nga Burim Demiri  për vënien e emrit një rruge në komunën Skarbek të Brukselit,  të presidentit Ibrahim Rugova. Poashtu është nisur procedura administrative nga Burim Demiri edhe për vendosjen e një busti, apo emri të një sheshi ne Skarbek, të Nënë Terezës. Kjo për Nënë Terezën ishte poashtu kërkese e z.Burim Demiri me idenë që ia dhanë veprimtaret e dalluar dhe intelektualet Ramadan dhe Sulejman Gjanaj. Pra kur ka konsultime, apo  punë në ekip dalin propozime, këshillime të mira.  Kështu duhet vazhduar me punë ekipore, gjithë ata që duan të merren me politikë, përndryshe dështimi i tyre do të jetë i pa shmangshëm. Sepse mjeshtëria kryesore në politikë është krijimi i ekipit e jo vet me dirigjuar çdo gjë.

Komisioni për vënien e emrit Ibrahim Rugova, një rruge në Skarbek të Brukselit, përbëhet: prej: 1.Burim Demiri ( DEFI) kandidat për deputet në Regjionin e Brukselit,2. Arsim Jakupi (DEFI),kandidat për deputet ne Regjionin e Brukselit, 3.Alketa Selimaj ( CDH) kandidate për deputete federale në Parlamentin e Belgjikes,4. Sulejman Gjanaj Kryetar i Partisë Legalitetit, 5.Bahtir Kastrati Kryetar i Degës së LDK për Beneluks,6. Gjavit Belaj Sekretar i Përgjithshëm i Degës se LDK për Beneluks,7. Ibish Lipa anëtare kryesie i degës LDK për Beneluks, 8.Ramadan Gjanaj profesor i shkencave politike.9.gazetari juaj F.SH), 10 Hisen Demiri, pastaj 11. mësuesi i merituar Vesel Abdullahu etj.

Në kërkesën arsyetimin e këtij Këshilli nismëtar thuhet" se Dr. Ibrahim Rugova i lindur 1944 dhe vdiq 2006.Doktor i shkencave, kritik letrar i shquar, autorë i shumë librave në lëmin e kritikes letrare. Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës(1989), Kryetar i LDK partisë me te madhe ne Kosove 1989-2006)ne kohen e tij. Dr.Ibrahim Rugova ishte presidenti i  parë i Kosovës i zgjedhur drejtpërdrejtë nga populli, në vitin 1992  Serish ne vitin  2002, Ibrahim Rugova  ishte  zgjedhur President i Kosovës nga Parlamenti i Kosovës  deri ne vitin 2006 kur vdiq. Dr. Ibrahim Rugova ishte udhëheqës i lëvizjes politike paqësorë, për atë edhe u quajte nga faktori ndërkombëtar "Gandi i Ballkanit" dhe  morri përkrahje maksimale nga faktori ndërkombëtare në luftën e tij politike për tu çliruar nga okupimi serb. Kjo përkrahje u kurorëzua me bombardimin e trupave serbe nga NATO ne vitin 1999.Per kontributin e tij për liri demokraci dhe pavarësi, Parlamenti Evropian e dekoroi Dr. Ibrahim Rugovën me çmimin Saharov ne vitin 1998. Dr.Ibrahim Rugova presidenti historik i Kosovës shpesh e ka vizituar Brukselin dhe komunën Skarbek, ku gjendej edhe shoqata Anton çeta që ishte edhe klubi i LDK-së dhe shumicës së mërgimtarëve. Herën e fundit Dr.Ibrahim Rugova ishte i ftuar ne Belgjike nga   Kryetarja e Senatit Belg Anne Marie Lizin në vitin 2005. Për të gjitha këto që u thanë dhe tjera qe nuk i përmendëm më lartë, referencat janë marrun nga burime franceze, angleze, amerikane, gjermane, belge etj.

Dhe ne fund fare para dy viteve ishte një delegacion i Ministrisë se Diasporës në vizite zyrtare në Bruksel. Ata  patën një takim me nënkryetarin e komunës Skarbek Michel De Herde, i cili iu përgjigje menjehere me PO, kërkesës se palës së Kosovës, qe t'a  mbajnë javën e kulturës shqiptare në Bruksel. Arsyetimi i Michel De Herde ishte "PO neve kemi interes me iu përgjigjur pozitivisht kërkesave  nga pala shqiptare, sepse në Skarbek e kemi një komunitet të rëndësishëm shqiptar më të cilët bashkëpunojmë mirëdhe kemi miqësi të vjetër, siç thotë kryetari i Skarbekut derisa Tirana është kryeqyteti i Shqipërisë, Skarbeku është kryeqyteti i shqiptareve ne Belgjike sepse ka me se shumti shqiptare në këtë komune të Brukselit."

Dr.Ibrahim Rugova presidenti historik i Kosovës thoshte "shtëpia nuk mbahet pa miq". Neve do shtonim se miqësia duhet ruhet me pune e sjellje të mira të gjithë mërgimtarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat