Rrëfimi emocionues i Milot Gashit: Ja historiku i familjes time të përndjekur nga serbët - Bota Sot
Rrëfimi emocionues i Milot Gashit: Ja historiku i familjes time të përndjekur nga serbët

Diaspora

Rrëfimi emocionues i Milot Gashit: Ja historiku i familjes time të përndjekur nga serbët

Nga: H.O. Më: 18 maj 2019 Në ora: 11:11
Milot Gashi

Milot Gashi që jeton dhe vepron në Neë York ka rrëfyer për gazetën “Bota sot”, përndjekjet e familjes së tij nga serbët që nga viti 1947 e deri tek vrasjet në vitin 1999.

Ai ka treguar madje edhe kundërshtimet e banorëve të fshatit Isniq, që shumë herë ia ndalën pritën okupatorit serbë.

Ky është rrëfimi i plotë i tij:

Një ngjarje  me plotë emocion e jetës time në vitet 90-ta dhe po ashtu familjarëve të mi Gashi që nga vitet 47-ta të përndjekur nga regjimi i “Serbisë “.

Fshati Isniq-Deçan, ku në vitet 80-90 ishte cak i vrasjes nga barbarët serbë, që ishin të parët që u kacafytën  dhe e kundërshtuan regjimin e Sllobodan Millosheviqit, ku dhe tankset lëviznin me numër të madh në këtë kohë. Brenda për brenda fshati Isniq nga rruga kryesor Pejë -Deçan në Drejtim të fshatit  nga Mulliri i Isniqit, ka Kroi i Isniqit dhe banorët e  fshatit Isniq i kundërshtojnë forcat serbe, duke dalë që të gjithë fillojnë t’ju hudhin gurë e gjëra që kishin pranë! Banorët Isniqas dalin nga tri anët e fshatit duke u mbledhur te tre krojet në qendër të fshatit, të paarmatosur, ndërsa serbët u turpëruan kur panë një masë të madhe dhe kaq të organizuar sic ishte ky fshat Isniqi, ndërsa gjatë demostratave  ishte i vrarë, Agim Kukeleci që i bëri ballë forcave serbe, dhe po ashtu këtu ishte indikacioni që Isniqasve ju vra mashkulli i fshatit dhe dalin që të përballen me forcat serbe, që banorët e fshatit që nga ky moment ishin të vendosur për çdo gjë që i del para Yugosllavisë e në këtë rast Serbisë!

Isniqi

Ishte po ky fshat që e strehoi motrën e tyre Xhemilen, që barbarët serbë e larguan  nga shtëpia nga fshati Ramun –Pejë, në shkurt të 1993.

Ishte po Xhemile Ali Osdautaj që para martesës gjatë shkollimit  në fshatin e saj Isniq, ishte e angazhuar në Shoqërinë Kulturo-Artistike e muzikore me bashkëvendasen e saj Suzana Tahirsylaj, që i këndonin flamurit kuq e zi.

Isniqi ishte dhe do jetë fshati lider në rajonin e Dukagjinit, ku pleqët e Isniqit bënë trazimin e rrugës për shkollim të femrës dhe emancipimin e saj, që zonat tjera duke marr model Isniqin filluan t’i sjellin në shkollë femrat.

 Isniqasit në atë kohë dhe besoj dhe sot, udhëheqëshin nga tri ligje apo nyje Kanunore(sulle) ishte prezent këshilli i Pajtimeve,  komisioni i të ardhurëve për kërkim të Besës, ku armët e gjata nuk kishte nevoj t’i kenë me vete personat e pa njofshëm pasi ishin të mbrojtur nga fshati! Pra natyra e fshatit Isniq cilësohet si persona me përparimtar dhe  pari e harmoni të plotë, dhe cdo gjë e kishte personi në vendin e vetë!

Isniqasit me të kuptuar për bijën e tyre, motrën, Xhemile ( Ali) Osdautaj në vitin 1993 e cila nga trysnitë që ushtruan forcat serbe dhe e dëbuan nga shtëpia në Ramunë humbë beben 7 muajshe, ku Familja Osdautaj bashkëshortit  të motrës  Xhemiles, Shaqir ( Tafë ) Gashi  e strehojnë pasi serbët e larguan nga prona e tyre Ramun-Pejë me 30 anëtarë dhe me fëmijët: Milot Gashi, Saranda,Visar Gashi e Miranda Gashi, Osdautajt  e Isniqit , Shtëpia e Ali Osdautit dhe kushërinjët e tij, pra dajët e mi, Isniqasit ishin ata që shkuan për ta vizituar në ato momente kritike, pronën e motrës në Ramun të Pejës, Rasim Osdautaj sëbashku me Metë Januzaj dhe hasën në polic serb në pronën e motrës dhe patën konflikt mes vete.

Me të parë situaten Isniqasit erdhën u mbledhën në Odenë e Ali Rifat Osdautaj , thirrën të gjithë vëllezërit dhe kushërinjët u mobilizuan që t’i përgjigjen hakmerren barbarëve serb për atë që ja bënë motres së tyre Xhemiles dhe familjes së saj Gashi, Isniqasit me Gashët e bën atë që e ka zakon shqiptari, i ndoqën serbët dhe atë me Tytën e Barotit dhe atë depërtuan deri në bërthamen  e brendësisë të Serbisë, që tju tregoj Serbisë se këtu ka ende burra që e mbrojn vendin e tyre dhe mos u fërko me ta!

Isniqasit Rasim Osdautaj dhe kushërinjët organizuan dhe po ashtu më shkolluan në këtë fshat në Shkollën Fillore “ LIRIA “ në atë kohë, ndërsa tani mbart emrin e vendasit “Isa Boletini “Isniq, pasi serbët ma ndaluan dhe Arsimin që nga shkolla fillore “Haxhi Zeka” -Zahaq, që në klasen e 4 -tërt, me pertekst se gjyshi Tafë Gashi që nga 1947 ishte i burgosur politik kundër Okupatorit Serbë dhe po ashtu ishte kundërshtar më i madh i Serbisë dhe që ngriti zërin në Neë York, për të drejtat e shqiptarëve që shkoi për vizitë te vëllau Osman (Tale) Gashi, ishe gazetar në Rilindje dhe po ashtu Konsuli i parë shqiptarë nga Kosova që nga viti 1970 deri 1986, në Amerikë.

Pra familja Gashi në krye me Osman Gashin, prezantoj regjimin dhe represionin serbë që ushtronin cdo ditë mbi shqiptarë në Kosovë, tel diplomatët amerikanë në Neë York.

Shtatë djemtë e Tafë Gashit nga Ramuni, ishin një ndër familjet më të shkolluara që e kundërshtuan regjimin e Sllobodan Millosheviqit në vitet 1981- 1999 që dhe më 15.06.1999 forcat serbe i sulmuan dhe pas çlirimit të Kosovës në banesë, në Prishtinë e vranë Nezir (Tafë) Gashin, ish-Drejtor i Aeroportit të Prishtinës, deri në vitin 1990 dhe mbeti i plagosur djali i tij Ardian Gashi (nipash i Mehmetajve të Isniqit nga Trubohovci), ndërsa 3 studentë mbetën të vrarë, që u përballen me forcat serbe të armatosur dhe familja Gashi ishte e paarmatosur . Familja Gashi u kthyen në pronën dhe shtëpitë e tyre pas 1999 dhe të gjithë pasurinë  që e kishin rrëmbyer, plaqkitur e djegur, serbët lokal dhe policët serbë në krye me Bernoviqin Komandir Policie në Kliqin dhe policët e banorët serbë të Gllaviçicës, Gorozhdecit, Zahaqit, Naklles, etj., të Pejës me banorë serbë dhe me direktiva direkte nga sigurimet shtetërore të Beogradit, e Prishtinës që ishin dhe do mbetën armiqtë serbë që nga 1947 nga 1993 ,94,95,96,97,98  -1999!

Është po ky fshat Isniq që strehoi që nga 1997 deri 99 shumë familje nga rajonet e Kosovës që ishin mbi 40,000 banorë ku nënat dhe gratë e Isniqit i ushqyen u përkujdesn ju liruan dhomat e gjumit ndërsa vetë flinin në korridore duke i nderuar si familjar e jo si refugjatë sic thonin disa në qytete të Kosovës!

Isniqasit ishin mjaf të organizuar dhe në luften e fundit 97,98,99   dhe ju përgjigjen forcave dhe paramilitare ushtarake  serbe, ku ranë shumë dëshmor si Rrustem Bruqi dhe po ashtu Daja im Avdyl Ali Osdautaj  e të tjerë!

Ndërsa unë Milot Gashi që nga 2013 e kundërshtoj politikën Financiare të bankave në Kosovë që përfitojnë kundërligjshëm duke e dëmtuar popullin tim shqiptar dhe po ashtu jam i angazhuar që nga janari 2019 të sjelli Institucione të pergjegjshme Amerikane në Kosovë, t’ju dalë në ndimë fermerëve kosovarë dhe t’i kontrolloj institucionet e tanishme  finaciare në kuadër të BQK-së në Kosovë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...