Fritland, sukses i një shqiptari në skenën belge

Diaspora

Fritland, sukses i një shqiptari në skenën belge

Nga: Zenel Laci Më: 20 maj 2019 Në ora: 14:29
Pamje nga shfaqja

Një kohë të gjatë shitës i patateve të skuqura (simbol gastronomik i Belgjikës ), Zenel Laci arrin të bëhet autor dhe aktor pasi t’i ketë këputur lidhjet me klanin familiar. Ai rrëfen në shfaqjen “ Fritland ”.

Ora dhjetë e mëngjesit. Në qendër të Brukselit është pak herët për të ngrën patate të skuqura në biznesin e prindërve, ku Zeneli Laci ka punuar që nga mosha 14 deri 30 vjeçare.

Eshtë një pjesë e një jete të jashtëzakonshme që Zeneli na e shpalos mbi tavolinën prej druri, ne dyçanin Fritland, në këtë mbretëri të patateve të skuqura të Belgjikës, e cila ja ka tjetërsuar një pjesë të jetës, por që gjithashtu ka ushqyer njeriun e posaçërisht autorin dhe aktorin që është bërë sot.

Burg dhe muzë njëkohësisht Fritland, ja jap titullin shfaqjes të cilën e ka krijuar për Teatrin “de Poche “ të Brukselit.

Në katin e parë, ekipi i ditës është gati të hap dyert e dyçanit në orën njëmbëdhjetë. Në bodrum, Zeneli Laci na tregon nje mori thasësh me patate, të njëjtat patate që i qëronte që në moshën 12 vjeçe për prosperitetin e ndërmarrjes familjare. Dhe, nëse me njëfarë melankolie na shpie t’i vizitojmë hapsirat e lokalit, tani krenar të na tregoj që edhe kryebashkiaku i qendrës së Brukselit, Z. Phlippe Close ështe një ndër klientët. Një mbrëmje aty ka hasur edhe Eden Hazard ( futbollisti belg me famë ndërkombëtare ). Dyçani zgjon te Zeneli gjithashtu kujtime të dhimbëshme. Zhytur me erën e yndyrës së patateve ai na rrëfen rrugën e tij të pabesueshme.

Image
Dyçani Fritland ne qender te Bukselit

Një histori që rrënjët i ka në Shqipëri kur me 1952, gjyshërit dhe babai i tij ikin nga regjimi komunist. “ Gjyshi im ka qenë pronar tokash dhe përkrahës i Mbretit Zog. Duke iu kundërvenë regjimit komunist, ai rrezikonte të burgosej dhe të shpronësohej. Për këtë arsye kanë ikur “.

Babai i tij ishte 18 vjeç kur ëndërronte të shkonte në Amerikë. Por realiteti do të jetë shumë më tragjik : duke kaluar kufirin dimërit nëpër male, familjes do t’i vdesin tre anëtarë : nëna e babait dhe dy fëmijë. E kalojnë kufirin duke bartur kufomat në shpinë që do t’i varrosin në Kosovë. Pastaj kanë vijuar rrugën në kampet e refugjatëve në Kroaci dhe Itali.

“ Në atëkohë, refugjatët i drejtonin për në vendet europiane, por prindërit e mi shpresonin vazhdimisht ta marrin vizën për në Amerikë “. Kot kanë pritur tetë vjetë në kampe refugjatësh para se të heqin dorë dhe të vendosen ne Belgjikë .

“ Prindërit kanë lindur në Shqipëri, dy motrat e mëdha në Kosovë, vëllai i madh në Itali, ndërsa vëllai tjetër dhe unë në Belgjikë “. Por, edhepse vendoset në Belgjikë, i ati i Zenelit s’pranon të heq dorë nga ëndërra e tij. “ Ideja ishte të grumbulloj të holla të mjaftueshme që do t’i duheshin për të shkuar në Amerikë. Si pasojë, një pjesë të mirë të kohës ne fëmijët e kalonim mbyllur në shtëpi. Babai s’na lejonte të shoqëroheshim me belg nga frika se: nëse integroheshim, ëndrra e tij per Amerikën, vdiste”.

Pasi ka punuar në qytetëzen Clabecq, ky baba kokëfortë, papritur zhvendoset me familje në Bruksel. “ Një mik ja kishte këshilluar këtë dyçan që jepej me qera. Babai, kurr në jetën e tij s’kishte përgatitur patate të skuqura, ( ushqimi më i preferuar belg ). Është punë e thjeshtë i kishte thënë: duhen patate, punëtorë për t’i qëruar, dhe të fërgohen dy herë në yndyrë. Babai e kupton se ky është fati i tij, dhe e merr lokalin ne vitin 1978, duke na vënë në punë neve pesë fëmijëve”.

“ Letërsia më ka shpëtuar.”

“Atëkohë isha 14 vjeç dhe vijoja një shkollë teknike. Kjo shkollë nuk më përshtatej, dhe në vend që shkoja tëtë orë në shkollë, unë fshihesha nën çati dhe lexoja”. Jules Verne, Edgar Allan Poe, Baudelaire, Rimbaud, Verlaine etj.

babai e zbulon që ai ikte nga shkolla, ja jap një shuplakë dhe të nesërmen e dërgon të punoj në dyçan. Gjatë atyre 16 viteve punë në Fritland, Zeneli, vazhdon të lexoj prapa banakut, të shkruaj poezi në çeset prej letre të patateve të skuqura. Dhe, përderisa vëllezërit e tij me të hollat që fitonin visheshin e dilnin, ai blen libra. Lokali Fritland, bëhet teatri i tij, një lloj observatori i gjendjes njerëzore. Për të mirën: për shembull kur lidhë miqësi më një të pastrehë, ish profesor i frëngjishtes i cili ia zbulon Sartre- in dhe filozofinë e tij, ose natën kur bisedon me një prostitutë humaniste, e cila do ta frymëzoj më vonë për personazhin e pjesës së vet “Valencia princesse du monde ”( Valencia princeshë e botës ).

Por edhe për të keqen. “ Atëkohë qendra e qytetit ku ndodhej dyçani ishte e dhunshme, punë kishte shumë, lokali ka qenë i hapur non-stop : 24/24 orë, në nje zonë të rrezikshme ku qejflitë e natës, pijnë e festojnë. Kishte përleshje të çdoditëshme. Ka ndodhur të këtë edhe vrasje, dhe pavarësisht moshës tonë të re, duhej shërbyer dhe mbrojtur njëkohësisht lokalin nga dhuna e natës.” Domosdo, nga nevoja bëhesh edhe vet i dhunshëm. U pata mbyllur në vetvete, pothuaj s’flisja me askë, as me kolegë, as me myshterinjtë. Në fund të natës strehohesha në letërsi. Duhej vjedhur kohë për lexim, kjo ishte mbijetesa ime”.

Image
Zenel Laci

Më 1997-të në moshën 30-të vjeçare, Zeneli kërkon të bëj jetë tjetër. Ai braktis familjen, lë punën në lokal dhe fillon studimet për të arritur ëndërren e tij.

Në vitin 2000, mbaron shkollën e lartë për skenografi dhe më 2004 vazhdon studimet universitare për regji dhe dramaturgji. Tani e tutje dyert e teatrit i hapën atij.

Deri tash, Zeneli ka shkruar dhe vënë në skenë pjesë dramatike ndër të cilat : Vivre, Human Beauty, Journal du femme du Kosovo ( Ditari i një gruaje nga Kosova ), frymëzuar nga kronika e mbajtur nga Sevdije Ahmeti, militante shqiptare për të drejtat e njeriut, gjatë luftës në Kosovë.

Sot, Zeneli është autor, regjisor dhe aktor. Ai luan për herë të parë në skenë rolin e tij. Prej 23 prill, çdo mbrëmje në orën 20:30mn, para një salle të stërmbushur, rrëfen historinë e tij. Si shpërblim duartrokitjet e gjata dhe të përzemërta të publikut ndezin sallën. Shfaqja vazhdon deri me 18 maj.

Suksesi publik, e shpie spektaklin në mediat belge: gazetat, radio, televizioni.

Ky vlerësim ka shtyer Olivier Blin, drejtor i teatrit “de Poche “ të Brukselit, që shfaqja të luhet edhe dy javë në qershor : prej datës 8-të dhe 20-të, të muajit dhe të riprogramohet për vitin e ardhshëm. Regjinë e ka bëre regjisori me origjinë franceze, Denis Laujol, njëherit edhe aktor në këtë shfaqje.

Ngjarja e saj është : historia e një fëmiu përkatësisht të riu të një refugjati politik shqiptar, që ka përballur realitetin, duke u emancipuar nga kultura patriarkale e prindërve të vet, dhe duke pasur guxim të besoj e realizoj ëndërrën e tij.

Image
Afishja e shfaqjes

Mediat belge shkruajnë për shfaqjen Fritland :

Me humor dhe prekës ! – La Libre Belgique

Lemë aty një copë zemre ! – Le soir

Kjo shfaqje të bën çmëndurisht mirë. Qeshim më shumë se një herë, dalim nga aty të prekur dhe të lumtur. – Françoise Nice

Zenel Laci të mbërthen që në çastet e para ! – RTBF Culture

Një spektakël intim, i ndjeshëm dhe i çmuar. – Brussels is Yours

I urojmë jetë të gjatë këtij krijimi të bukur. – RTBF La Première

Për më tepër informacion : www.poche.be

Katherine Makereel

Gazeta Le Soir, 23 prill 2019

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat