Vodhi gurë të çmuar dhe monedha të shekullit të III, arrestohet shqiptari në Rodos

Diaspora

Vodhi gurë të çmuar dhe monedha të shekullit të III, arrestohet shqiptari në Rodos

Më: 22 maj 2019 Në ora: 09:45
Policia greke

Policia greke në Rodos arrestoi një 37-vjeçar shqiptar, pasi kishte vjedhur 67 gurë të çmuar dhe 15 monedha të vjetra, të cilat datojnë në shekullin e III pas Krishtit.

Nuk dihet se ku i ka vjedhur sendet e vlerë, por gjatë kontrollit shqiptarit iu gjetën edhe 1.3 gram kanabis të përpunuar.

Sipas mediave greke, shqiptari identiteti i të cilit nuk bëhet publik, nuk ka pranuar se i ka vjedhur, duke pretenduar se sendet i kishte vetë.

Arrestimi i tij u bë në 20 maj, ndërsa iu dorëzua autoriteteve të drejtësisë për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat