Shpërbëhet banda e kokainës në Angli, mes tyre 2 trafikantë shqiptarë

Diaspora

Shpërbëhet banda e kokainës në Angli, mes tyre 2 trafikantë shqiptarë

Më: 22 maj 2019 Në ora: 16:13
Te arrestuarit

Një bandë trafikantësh droge me kombësi të ndryshme, ku bënin pjesë edhe dy shtetas shqiptarë, është shpërbërë si rezultat i finalizimit të një operacioni të Policisë britanike. Sipas informacioneve të raportuara në media, shqiptarët Granit Nanushi, 40 vjeç dhe Orsid Cela, 29 vjeç , kryenin rolin e korrierëve të lëndës narkotike të llojit “kokainë”.

Në cilësinë e provës materiale, autoritetet londineze i sekuestruan Nanushit 60 gramë kokainë dhe 8000 paund, të gjendura në automjetin që përdorej për të kryer transportimin e drogës. Ndaj 40-vjeçarit u vendos dënimi me 8 vjet heqje lirie. Ndërsa, Cela u arrestua në flagrancë ndërkohë që po i dorëzonte 2 kg drogë një anëtari tjetër të bandës. 29-vjeçari do të shlyejë dënimin me 3 vjet burg.

Banda që përbëhej kryesisht nga emigrantë, u dënua në total me 69 vjet burgim.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat