Belgjika zgjohet me 17 kandidatë shqiptarë për të votuar në zgjedhjet me nivel evropian, federal dhe regjional

Diaspora

Belgjika zgjohet me 17 kandidatë shqiptarë për të votuar në zgjedhjet me nivel evropian, federal dhe regjional

Më: 26 maj 2019 Në ora: 13:17
Luiza Duraku

Pesë kandidatët shqiptarë në Belgjikë kanë pohuar se ky është një rast i favorshëm për shqiptarët, që përveç parlamenteve rajonale dhe atij nacional belg, të kenë përfaqësi edhe në Parlamentin Europian.

Në kuadër të zgjedhjeve lokale, nacionale dhe atyre europiane, të cilat do të mbahen më 26 maj, do garojnë edhe pesë kandidatë shqiptarë si pjesë e Partisë Socialiste Belge.

“Në partinë time jemi 5 kandidatë që jemi bashkuar për një fushatë gjithëpërfshirëse dhe për të përfaqësuar komunitetin në të gjitha nivelet e mundshme, jemi si të thuash “Kombëtarja zgjedhore”, thotë Luiza Duraku për “Presheva Jonë”.

Shqiptarët e Belgjikës përmes një grupi kandidatësh synojnë të pozicionohen në pushtetin lokal dhe federal në Belgjikë, si edhe në Parlamentin Europian.

“Sot mund te jetë dota e shqiptarëve, nëse belgët nuk i shfrytëzojnë vetëm per numra, apo per t’i mbushur kutitë e partive të tyre me vota të shqiptarëve..”

Image

Për herë të parë, shqiptarët e Belgjikës synojnë të kenë deputetë jo vetëm në të gjitha nivelet e pushtetit në Belgjikë, por edhe në Parlamentin Evropian. Kjo është strategjia ambicioze e prezantuar për zgjedhjet lokale, federale dhe europiane të 26 majit nga kandidatë shqiptarë.

Ekipi përbëhet nga deputeti shqiptar në Parlamentin e Brukselit, Ahmet Gjanaj, Luiza Duraki, Habibe Duraki dhe Qëndresa Garlica. Luiza Duraki synon të zgjidhet deputete në Parlamentin Federal të Belgjikës, ndërkohë që Avni Gjanaj, Habibe Duraki dhe Qëndresa Garlica synojnë të bëhen deputetë në Parlamentin e Brukselit. Sistemi zgjedhor në Belgjikë bën të mundur që të votohet për disa kandidatë njëkohësisht majtës në Belgjikë. Ekipi i kandidatëve quhet ‘Kombëtarja për Zgjedhjet’.

Image

Rudy Vervoort, ministër i qeverisë së Brukselit u shpreh se deputetët shqiptarë duhet të përfaqësojnë dhe të mbrojnë komunitetin shqiptar, që është një prej komuniteteve më të rëndësishme në Belgjikë dhe luan një rol të rëndësishëm edhe në Bruksel.

Në kuadër të zgjedhjeve Evropiane, Belge dhe Rajonale janë edhe 3 kandidatë shqiptarë që pretendojnë të jenë deputetë për Rajonin e Brukselit me Habibe Duraki, Avni Gjanaj dhe Qëndresa Gërlica. Luiza Duraki është një kandidate tjetër potenciale në nivelin e Parlamentit të Belgjikës në nje nivel më të lartë.

Image

Mësojmë se në krye të këtij ekipi dhe strategjie është Amet Gjanaj, i cili është dhe kandidati numër 6 për zgjedhjet për Parlamentin Evropian; aktualisht ai është deputet i Parlamentit të Brukselit dhe Nënkryetar i Komunës Molenbeek. Kurse për Parlamentin e Brukselit garojnë 3 kandidatë, Habibe Duraku me Nr. 35, Avni Gjanaj Nr. 40 dhe Qendresa Gerlica me Nr.47. Kjo strategji e bashkimit të fuqive është hartuar nga deputeti Amet Gjanaj dhe besoj se do të fuqizojë përfaqësimin e shqiptarëve në të gjitha nivelet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat