Arba Kokallari fiton një vend në Parlamentin e Evropës

Diaspora

Arba Kokallari fiton një vend në Parlamentin e Evropës

Nga: B.S Më: 26 maj 2019 Në ora: 22:22
Arba Kokallari

Para disa minutave u publikuan rezultatet preliminare te zgjedhjeve në Suedi për parlamentin evropian.

Arba Kokallari pas një fushate fantastike pushtoi Suedinë. Ajo tani ka siguruar një vend në parlamentin evropian duke u bërë deputetja e parë me rrënjë shqiptare sipas rezultateve preliminare.

Partia e Arbes ka fituar 17.6 % me të cilin rezultat ju garanton 4 deputetë. Arba Kokallari u lind në Tiranë me 27 nëntor 1986.

Ajo ishte mjafte aktive në partine moderate ku udhëhoqi me rininë dhe departamentin e kulturës në qytetin e Stokholmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat