Bruksel, 27 maj -Siq kemi rapoprtuar dje në Belgjikë, në zgjedhje morën pjesë 17 kandidatë shqiptarë për të votuar në zgjedhjet në nivel evropian, federal dhe regjional. Ashtu siq pritej nga zgjedhjet e djeshme, në nivel evropian, federal dhe regjional nuk fitoi asnjë kandidat shqiptarë, ka shkruar agjencia e lajmeve “Presheva jonë” drejtpërsëdrejti nga Brukseli.
Nga i dërguari ynë në Bruksel.
Pesë kandidatët shqiptarë në Belgjikë kanë pohuar se ky është një rast i favorshëm për shqiptarët, që përveç parlamenteve rajonale dhe atij nacional belg, të kenë përfaqësi edhe në Parlamentin Europian.
Ashtu siq pritej në Belgjike: Nga zgjedhjet e djeshme ne nivel evropian, federal dhe regjional nuk fitoi asnjë kandidat shqiptare.
Nga rezultatet e posapublikuara, ndonëse të gjithë kishin marrë disa vota fatkeqësisht, asnjë kandidat nuk ka arritur që të bëhet deputet. Ja sa vota ata kishin marrur:
1) Ahmet Gjanaj ka marr 24.377 vota; 2) Luiza Duraki 4.865 vota në federal; 3) Nermin Kumanova ka marrë 3127 vota; 4) Habibe Duraki 2.403; 5) Avni Gjanaj 2047 vota dhe 6) Qendresa Gerlica 1943 vota. Në fakt për të fituar statusin e kandidatit, ai duhej të merrte së paku 4 mijë apo 6 mijë vota, që siq po shifet kandidatët tanë as në gjysëm skan arritur, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë” nga Brukseli.