Shqiptari godet me çekiç gruan e më pas veten, rëndë të dy në spital

Diaspora

Shqiptari godet me çekiç gruan e më pas veten, rëndë të dy në spital

Më: 27 maj 2019 Në ora: 16:44
Ilustrim

Në kulmin e një sherri një 68-vjeçar ka humbur arsyen dhe ka qëlluar me çekiç bashkëshorten e tij, dhe më pas është vetë qëlluar. Ngjarja ndodhi këtë të hënë rreth orës 09:40 në shtëpinë e çiftit në Paullo, provincë e Milanos.

Sipas mediave italiane, 68-vjeçari që kishte mbetur pa punë prej pak kohësh është shtruar në spital, ndërsa rrezikon seriozisht jetën. Po ashtu edhe bashkëshortja e tij.

Bashkëshorti goditi me çekiç në kokë bashkëshorten e tij 65 vjeç, e cila tani ndodhet në gjëndje të rëndë e në rrezik për jetën në spitalin Niguarda të Milanos.

Pasi ka goditur dhunshëm bashkëshorten 68 vjeçari shqiptar ka goditur me çekiç në kokë veten duke tentuar vetëvrasjen. Ka qënë një 77 vjeçare italiane, fqinje e familjes shqiptare e cila ka tentuar të ndal dhunën e tij e të lajmërojë forcat e rendit.

68 vjeçari ndodhet në spitalin San Raffaele të Milanos, aktualisht në gjëndje kome.

Sherri mes çiftit, sipas policisë së San Donato, kishte shpërthyer për arsye të parëndësishme. Po sipas tyre, nuk ka ankesa të mëparshme nga gruaja kundër bashkëshortit të saj, i cili tani është nën arrest.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat