Kërkohej për vrasje arrestohet pas 7 vjetësh shqiptari

Diaspora

Kërkohej për vrasje arrestohet pas 7 vjetësh shqiptari

Më: 29 maj 2019 Në ora: 08:15
Policia greke

Një 29 vjeçar shqiptar, i cili ishte në  kërkim ndërkombëtar u arrestua mbrëmjen e së martës në Sparta nga policët grekë të seksionit Evrotas.

Sipas policisë, 29-vjeçari akuzohet për vrasje me paramendim dhe bashkëpunim, të kryer me 4 tetor 2012 në Shqipëri.

Gjithashtu, sipas policisë, 29-vjeçari shqiptar tashmë i arrestuar ndodhej në Greqi i paligjshëm, pa dokumente. Pas arrestimit, 29 vjeçari  shqiptar identiteti i të cilit nuk bëhet me dije do të paraqitet në prokurorinë e Apelit në Nafplion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat