U kap me drogë në banesë, pranga shqiptarit në Itali

Diaspora

U kap me drogë në banesë, pranga shqiptarit në Itali

Më: 30 maj 2019 Në ora: 06:27
Droga

Një shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane të Krotones, pasi u kap me një sasi droge.

Ai është një 47-vjeçar i identifikuar me inicialet I.J, teksa një pakujdesi e vogël e tij i kushtoi shumë.

Lëvizjet e dyshimta të shqiptarit bënë që policia të ngrinte një shërbim vëzhgimi pranë shtëpisë së tij.

Kur ai po kthehej në banesë, vuri re rreth e rrotull për të kontrolluar se askush nuk po e ndiqte.

Dyshimet për këtë sjellje bënë që karabinierët të ushtrojnë kontrolle në banesën e tij duke gjetur 82 qese me vakum, brenda të cilave gjendej marijuanë me një peshë totale prej 110 kg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat