Nxënësit e shkollës shqipe nga Sllovenia të lumtur që MDIS-i u mundësoi vizitën në vendlindje

Diaspora

Nxënësit e shkollës shqipe nga Sllovenia të lumtur që MDIS-i u mundësoi vizitën në vendlindje

Më: 30 maj 2019 Në ora: 12:24
Pamje nga vizita

Organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, nxënës të shkollës shqipe të Sllovenisë po qëndrojnë për një vizitë në Kosovë 4-ditore në Kosovë.

Sot ata janë pritur në Ministrinë e Diasporës nga zëvendësministri Isni Kilaj. 

Z.Kilaj është shprehur i lumtur që po takon nxënës dhe mësues që janë të interesuar ta ruajnë kulturën, gjuhën dhe traditën shqiptare.

Duke u uruar mirëseardhje në emër të zëvendëskyrministrit/ministrit të Diasporës, Dardan Gashi, Kilaj ka thënë se me qëllim të ruajtjes dhe forcimit të lidhjeve me Kosovën, MDIS-i mbështet dhe organizon vizita të tilla për nxënësit shqiptarë nga diaspora.

 “Qëllimi i ministrisë është që përmes organizimeve si ky sot, por edhe të tjerave t'i  mbani  kontaktet me atdheun për të ruajtur gjuhën, kulturën e traditën”, është shprehur zëvendësministri Kilaj.

 Ndërkaq, mësimdhënëset dhe nxënësit e falënderuan Ministrinë, në veçanti ministrin Dardan Gashi, i cili ka mundësuar krijimin e lidhjeve ndërmjet bashkatdhetarëve nga Sllovenia. Ata theksuan se komuniteti shqiptar në Slloveni  kurrë më parë nuk kishte një lidhje kaq të afërt me Kosovën.

 Në ditën e dytë në Kosovë, ata do të  vizitojnë edhe një shkollë të Mushtishtit të Suharekës, ku do të mbahet orë e përbashkët mësimi dhe do të jepet një program kulturor. Më pas, do të vizitojnë memorialin  “Adem Jashari” në Prekaz.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat