Deputeti, Deli Balidemaj mbajti fjalën e dhenë mërgatës shqiptare

Diaspora

Deputeti, Deli Balidemaj mbajti fjalën e dhenë mërgatës shqiptare

Më: 30 maj 2019 Në ora: 17:16
Foto

Pak ditë më parë, një grup mërgimtarësh shqiptarë, që jetojnë e veprojnë në Republikën e Bavarisë, u pritën në Parlamentin e kësaj republike, në Munih. Me iniciativën e Deputetit të Parlamentit të Bavarisë së Epërme, Ztr. Deli Balidemajt, përkrahur edhe nga Grupi Parlamentar i Partisë së të Gjelbërve në Parlamentin Bavarez, u mbajt Konferenc për shtyp, lidhur me natyralizimin e kosovarëve në Republikën e Bavarisë.

Në këtë Konferencë për shtyp, ishin të ftuar; nga lëmia e arsimit, Rinorë Veselaj, mësimdhënëse në Gjimnazin e Shkollës së Mesme në Kempten, nga bisnesi, përfaqësuesi i firmës “Efa“, të cilës firmë, vitin e kaluar, iu dha çmimi “Phoenix“, Eugen Neziri, student i vitit të dytë të Fakultetit juridik, në Munih dhe për çështje familjare, Egzonjeta Smajli-Mulliçi, magjister e Farmaciotikës.

Kjo konferencë për shtyp u drejtua nga referuesja e Parlamentit, Gülzeren Demirel, Deputete e këtij Parlamenti. I pranishëm ishte edhe Deputeti, Deli Balidemaj, i cili edhe e mbajti premtimin që i kishte dhënë mërgatës shqiptare.

Me këtë rast, pala gjermane u njoftuan përafër me problemin e shtetasve kosovarë, si në arsim, bisnes dhe çështje familjare. Rinorë Veselaj, mësimdhënëse e gjuhëve françeze dhe spanjolle. Ajo, shprehi vështirësitë që kanë kosovarët, si në lëvizje, studim dhe marrëdhënie pune. Ajo, për një vit ka studiuar në Barcelona me dokumentacion të ndryshuar-ilegal, derisa Franca nuk ia ka marrë përsipër shpenzimet e banimit për gjysmë viti të mësimdhënies në këtë shtet. Dhe, krejt kjo për shkak të shtetësisë. Problem tjetër për Rinora Veselajn, është fakti, se nuk i ipet e drejta e mësimdhënies në shkollat shtetërore gjermane me një shtetësi të huaj-kosovare.

Derisa, Eugen Neziraj, shprehi shqetësimin në anën e veprimtarisë bisnesore, ku me shtetësi kosovare po janë të hendikepuar, të pa mundur ta zhvillojnë veprimtarinë e tyre; të marrin punë jasht Gjermanisë, të pranojnë punëtorë nga jasht Gjermania, duke i detyruar t'iu nënshtrohen procedurave të shumta dhe të stërgjatura.

Egzonjeta Smajli-Mulliçi, foli për problemet e saja me natyralizimin e vajzës katër vjeqare, e cila ka lindur në Gjermani. Shteti gjerman po i kërkon ta regjistroi në organet shtetërore të Serbisë, pasiqë nuk është e regjistruar, e pastaj ta shlyej shtetësinë serbe.

Pra, të tri rastet lidhen me pengesat që u vihen nga organet e shtetit Bavarez. Ngase, ky shtet akoma nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës dhe se kosovarët i njeh si shtetas serb. Mirëpo, sipas Deputetit, Deli Balidemaj, kjo çështje do të shqyrtohet në Parlamentin Bavarez në muajnë qershor, dhe të shifet mundesia e çfuqizimit të kësaj rregulloreje, në të cilën parashihet se shtetasit kosovarë para se ta marrin shtetësinë gjermane, duhet të lirohen nga shtetësia kosovare dhe ajo serbe të cilën kosovarët nuk e kanë.
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat