Dita e "Trashëgimisë Shqiptare": Festivali Shqiptar në Kensico Dam Plaza në Valhalla

Diaspora

Dita e "Trashëgimisë Shqiptare": Festivali Shqiptar në Kensico Dam Plaza në Valhalla

Nga: Beqir SINA - New York Më: 4 qershor 2019 Në ora: 07:11
Dita e "Trashëgimisë Shqiptare"
Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës”  mbajti Mesh dhe u lutë në mënyrë të vecantë për viktimat e  75 vjetëve më parë të  Gjenocidit Çamë 
 
WESTCHESTER NY :( Photo-Gallery Our Lady of Shkodra) : Dita e Trashëgimisë Shqiptare, u mbajtë  të dielën, 2 qershor, nga mesdita e saj deri në ora 7 të mbrëmjes, në Parkun “Kensico Dam Plaza” në Valhalla Yonkers NY, ndërkohë, që në shtizën e lart te parkut, Qarkut Westchester, gjatë gjithë ditës, u valvitën flamuri Shqiptar dhe ai Amerikan.
 
"Festoni kulturën dhe traditat e pasura të Shqipërisë, përmes muzikës, vallëzimit, ushqimit dhe aktiviteteve për të gjitha moshat, pikërisht këtu në parkun qendor “Central Park” ,Westchesterit", thuhej në kumtesën zyrtare të këtij kantoni.
 
Në këtë piknik, i cili thirret festival për veçse fjalimeve një vend të vecantë si gjithmon ka muzika popullore shqiptare, për të cilën këtë vit preformuan yjet e estradës shqiptare- Mbretëresha e këgës së Shqipërisë së Mesme, Merita Halili  dhe mjeshtri Raif Hyseni, me këngëtarin e talentuar  Kino - Gara , të cilët njëhereshit ishin dhe bukuria, kënaqësia e këtij argëtimi të, të gjithë pjesëmarrëve.
 
Të cilët me interpretimin e tyre shpesh herë gjatë gjithë ditës, ben qe te përfshin në ritimin e këngëve nga te gjitha trevat, dhe repertori i tyre i pasur, sheshin e parkut, te gjithe pjesmarresit. Ne mes duartoktijeve dhe inurajimit u përcollën edhe me interpretimin e mrekullueshëm dhe femijet Grupit te  Vallëtarëve të “Rozafatit” nga Qendra Kulturore “Nëna Tereze” e Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” te pergatitur dhe udhehequr nga Koreografia e njohur Agjelina Nika.  
 
Dita e Trashëgimisë Shqiptare - në Kensico Dam Plaza në Valhalla - plus këtyre preformancave kengeve e valleve, pati edhe shfaqje të befasishme, si dhe aktivitetet sportive: përfshirë futbollin, volejbollin dhe turneun e shahut, ushqimet dhe pijet shqiptare.
 
     Kjo veprimtari sponsorizohet nga Westchester County Parks dhe Qendra “Nënë Tereza” e Kishës Katolike Shqiptare “ Zojës së Shkodrës” , ku Shqiptarët e zonës së Tri-Shteshit, festojnë trashëgiminë e tyre për cdo vjet në javën e parë të Qershorit, Kensico Dam Plaza në Valhalla - Yonkers NY.
Pamjet dhe tingujt e traditës shqiptare erdhën në piknikun në Kensico Dam Plaza në Valhalla edhe nëpërmjet një fotolabumi që vendosi në statusin e saj Kisha Katolike “Zonja e Shkodrës”, foto album ky që edhe gazeta Bota sot, po e përcjell të marrë nga Facebook - Our Lady of Shkodra.
 
Kisha Katolike Shqiptare në Nju Jork, thotë se është përpjekur që për shqiptaro-amerikanët, Dita e Trashëgimisë Shqiptare: Festivali në Kensico Dam Plaza në Valhalla, të jet një veprimtari kulturore dhe argëtuese, e gjithë komunietit shqiptar, si një mundësi për t'u ribashkuar me njeri tjetrin të gjithë shqiptarët nga Shqipëria, Kosova, shqiptarët në Mal të Zi, Maqedonia, Luginën e Preshevës, Çamërinë, e shqiptarët e diasporës:
 
 "Është një ditë e mrekullueshme, është tradita jonë, ku të gjithë të gëzojmë , të gjithë të jenë të lumtur dhe të mos harrojnë prej se nga kan ardhur” thote per kete veprimtari Kisha Katolike “ Zonja e Shkodrës”, e cila e organizon këtë piknik, për më shumë se katër dekdada në Nju Jork.
 
Dita e Tradites Shqiptare - Albanian Heritage Day, është konceptuar si Dita e shpalosjes së traditës dhe kulturës shqiptare në gjithë zonën e  New Yorkut, e për rreth tij, e cila nën organizimin dhe kujdesin e Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës - Meshtarit Dom Pjetër Popaj, është bere dita më e bukur e argëtimit për të gjithë shqiptarët e zonës së Tri-Shteshit, ku tashme tadicionalisht për cdo vjet, kisha bënë së bashku më shumë  se 5 mijë vetë, shumica te cilve janë fëmijët, të rinjët e të rejat, me gjithë familjet e tyre.
 
Duke bekuar këtë piknik, në hapje të saj dhe bërë një lutje që Zotit t’i bashkojë shqiptarët, Meshtari i dalluar i komunitetit Dom Pjëtër Popaj - deklarojë të hapur piknikun tradicional “Dita e Trashëgimisë Shqiptare” një piknik ky tha ai i organizuar nga Kisha Katolike Zoja e Shkodrës, dhe, që mbahet dekada me radhë në parkun e madh rekreativë Kensico Dam Plaza në Valhalla - Yonkers NY”.
 
Ne, sot tha Dom Pjetri, në Meshën e së Dielës, në mënyrë të veçantë së bashku me besimtarët u lutem edhe për viktimat e  75 vjetëve më parë të Gjenocidit Çamë, duke kujtuar ate se: “Eshtë me të vërtet fatkeqësi, që shteti i cili e ka bërë këtë gjenocid -  që e ka bërë një gjë të till, jo vetëm që nuk e vë në dukje, por, as që bëhet fjalë për ndonjë falje ose llojë pendese”, tha Dom Pjetër Popaj e lërë më të zgjidhë këtë cështje të cilën ata nuk e njohin fare”.
 
Më tej dom Pjetri, ka thënë ne si shqiptar, duhet të jemi të bashkuar me njëri tjetrin, pa marrë parasyshë se prej cilës krahine jemi, besimi apo ideje jemi! “A jemi shqiptarë prej Shqipërisë, Kosovës, e visive shqiptare, apo Çamërisë, prej të gjitha trevave shqiptare, ne duhet të jemi më të bashkuar, por edhe sa më të bashkuar. Ngase kjo do të na ndihmojë të gjithëve ashtu si edhe në piknik, i cili, nuk është vetëm e disave, por është një piknik i gjithë shqiptarëve.”
 
Ndërkohë, duke folur për traditën e këtij pikniku tradicional, “sekretin” e jetëgjatësisë së tij dhe pjesmarrjen e madhe të komunitetit shqiptar, Dom Pjetri, është shprehur se : “ Tashmë, për shumë dekada është Qendra “Nëna Tereze” nga Kisha Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, ajo që është edhe promotori dhe shpirti i organizimit dhe mbajtjes së këtij pikniku, në shi apo në diell - për të gjithë shqiptarët” tha ai.
 
 Famullitari i kësaj kishe falimenderojë kësaj radhe Fran Çotaj, vullnetarët e stafin e organizmit, por me këtë rats edhe të gjithë ata që e krijuan këtë piknik masiv të komunitetit shqiptar në zonën e Tri-Shteshit, me vite të tëra, duke e lidhur suksesin e padiskutueshëm të këtij pikniku, edhe me dëshirën e mirë, dhe vullnetin e mirë të çdo njerit prej organizatorëve, vullnetarve, dhe të gjithë atyre që po e ndihmojnë mbaravajtjen e mbajtjen tij.
 
Në fund ai tha : “Të faleminderojmë Zotin për këtë ditë  “Ditën e Trashëgimisë Shqiptare” Faleminderojmë Zotin për kulturën tonë, historinë tonë, traditën tonë, dhe qënjen tonë Shqiptarë. Zoti i Bekoftë Shqiptarët! Zoti e  Bekoftë Amerikën! Zoti i Bekoftë të Gjithë!, përfundojë Dom Pjetër Popaj Famullitari i Këshës Katolike “Zoja e Shkodrës”, duke i uruar një ditë sa më të gëzueshme të gjithë pjesëmarrësve.
 
Pinikun Dita e Trashëgimisë Shqiptare: Festivali në Kensico Dam Plaza në Valhalla e kan përshëndetur nga zyra e WestchesterIt, County Executive, zoti George Latiner, gazetari i Top Chanel nga Tirana, Marin Mema, i cila ka ardhur në kuadrin e aktiviteve që mbahen në komunitet në “Javën Shqiptare të Paradës”, (organizuar nga organizata Rrënjët Shqiptare), dhe, e ka pershendetur po ashtu, edhe ish kongresisti republikan e Nju Jorkut, Joseph DioGuardi - Kryetari I Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane.  
 
Ish - Kongresisti republikan i Nju Jorkut Joseph DioGuardi - President i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, i cili së bashku me bashkëshorten e tij Shirli Clojes DioGuardi - Këshillatre e Çështjeve Ballkanike, për me shume se tre dekada, kan qenë zëri i fuqishëm dhe avokatët e cështjes shqiptare në Uashington, ose ata që njihes se u hapën dyert shqiptarëve në Senatin dhe Kongresin Amerikan, kujtojë edhe një herë me këtë rast qe Shqiptarët, ishin me fat që edhe kongresi, senati dhe administrata amerikane, u gjendën në vendin dhe kohën e duhur në “right side” në anën e drejtë të shqiptarëve .
 
“Dhe, për këtë natyrisht një kontribut të madh dhe historik dhanë shqiptarët e Amerikës, Lobi shqiptar amerikan - Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane, tha ai duke shtuar se për të cilën sot unë jamë krenar që pasi lash kongresin në 1989, u vendosa në krye të këtij Lobi te pare dhe te vetem shqiptar, që me miqt e mi në Uashington, u bëm edhe avokat i të drejtave dhe lirive të shqiptarëve - duke dhënë një kontribut historik në largimin e Millosheviqit dhe çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës,për të drejtat e liirinë e Shqiptarëve në trojet e tyre, dhe çështjen Çame, demokratizmin e Shqipërisë komuniste”.
 
Legjislatori i Qarkut të Weastchester David Tubiolo, në emër të këtij kantoni i dorëzojë Dom Pjetër Popaj - Kishës Katolike Shqiptare “Zonja e Shkodrës” - një “Mirënjohje” zyrtare nga County i Westchester.
 
Ndërkohë, që argetimi në Ditën e Trashëgimisë Shqiptare: Festivali në Kensico Dam Plaza në Valhalla, nisi në mesdrekë, përfundojë në orët e fundit të mbrëmjes mes një argëtimi dhe manifestimi, për t'u mbledhur përserii kuq e zi shqiptarët në Paradën Shqiptare të organizuar nga Rrënjët Shqiptare, më 8 Qershor në Nju Jork.
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat