Hyri ilegal në Itali, shqiptari refuzon kthimin në Francë dhe tenton arratisjen me not

Diaspora

Hyri ilegal në Itali, shqiptari refuzon kthimin në Francë dhe tenton arratisjen me not

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 00:15
Ilustrim

Një shtetas shqiptar i pa pajisur me dokumenta është kapur në flagrancë nga autoritetet italiane dhe është përzënë në Francë, shteti nga i cili kishte hyrë në territorin italian.

Policia kufitare italiane ia dorëzoi të riun policisë kufitare franceze, por ai iu iku nga duart dhe u hodh në det, për të notuar drejt Italisë.

Gjithçka ka ndodhur mëngjesin e sotëm në pikën e kalimit kufitar në Ponte San Ludovico.

Arratia e shtetasit zgjati disa minuta derisa arriti në plazhin Balzi Rossi. Ai u nxor në breg me ndihmën e kujdestarëve dhe të një polici.

Pasi është tharë, policia e ka dorëzuar shqiptarin tek homologët francezë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat