Në Kanada tek Naser Berisha, shqiptarët të mirpritur

Diaspora

Në Kanada tek Naser Berisha, shqiptarët të mirpritur

Nga: K.M Më: 7 qershor 2019 Në ora: 19:26
Naser Berisha

 Shqiptarë ndër vite, si pasojë e shtypjes së vazhdueshme dhe represionit nga okupatorët e pushtuesit e ndryshem, asnjëherë në vendlindjen e tyre, deri pas viteve 90-ta, nuk kanë mundur ta tregojnë veten e tyre si të suksesshëm.

Edhe pse me gjitha këto vështirësi, shqiptarët janë munduar që në një farë mënyre ta gjejnë vehten në fusha të ndryshme, së pari si punëtorë të thjeshtë, e pastaj me kalimin e viteve edhe si sipërmarrës, madje shumë të suksesshëm. Njëri ndër ta është edhe Naser Berisha i cili ka prejardhje nga Prizreni.

 Ai jeton dhe vepron në Kanada, është në pronësi të një rrjeti bizneses që kanë të bëjnë me kompjutorë fiskal për pagesa me kartelë krediti, gjithashtu është pronar i një restorani mjaftë të suksesshëm atje. Ai është patriot dhe atdhetarë i madhë, në kohrat më të vështira iu gjend afër atdheut, duke kontribuar në mënyra të ndryshme, gjatë tri luftrave. Biznesmeni Naser Berisha gjithashtu nuk ka hezituar asnjëherë të mbështes shqiptarët edhe në kultur, sport e cka jo tjetër.

Familja Berisha në Kanada, gjithashtu i ka dyert e hapura për të gjitha delegacionet apo grupet e organizuara nga vendlindja, si ata të kulturës, artit, sportit apo politikës, të cilët e vizitojnë, e ku iu bënë pritje të vecantë. Mërgimtari, biznesmeni Naser Berisha, lirishtë mund të themi se është ai shembulli më i mirë i një mërgimtari tonë, i cili në mënyrën më të denjë të mundshme na përfaqëson, e me të cilin mund të mburremi përherë.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat