Aksident tragjik në Itali, vdes 40-vjeçarja shqiptare - Bota Sot
Aksident tragjik në Itali, vdes 40-vjeçarja shqiptare

Diaspora

Aksident tragjik në Itali, vdes 40-vjeçarja shqiptare

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 19:50
Pamje nga aksidenti

Një aksident tragjik i mori jetën këtë të enjte një gruaja shqiptare në Lecce të Italisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas orës 13:00 në Salento. Në aksident u përfshinë 4 mjete, mes tyre edhe një kamion.

Përplasja ishte fatale për 40-vjeçaren shqiptare Angjelina Zefi, e cila jetonte në Casarano.

Image

Ajo udhëtonte me një prej makinave të përfshira në aksident. Gruaja u përplas nga një kamion dhe vdiq në vendngjarje.

Sipas hetimeve të para nga karabinierët, shqiptarja udhëtonte me një Renault Megane, kur në një kthesë i ra nga pas një Mini Cooper Countryman, që drejtohej nga një 35-vjeçar.

Dy drejtuesit zbritën nga automjetet. Në këtë moment kamioni mori përpara makinën e shqiptares duke e shtyrë drejt tyre. Për gruan, e cila punonte në një restorant, goditja qe fatale.

Ndërsa 35-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...