I gjenden 1 milion Euro drogë në shtëpi, arrestohet shqiptari - Bota Sot
I gjenden 1 milion Euro drogë në shtëpi, arrestohet shqiptari

Diaspora

I gjenden 1 milion Euro drogë në shtëpi, arrestohet shqiptari

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 13:43
Policia italiane

Një shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane. Aleksandër Latifaj, 37 vjeç është prangosur pas hetimeve të operacionit antidrogë të zhvilluar nga policia e Pescaras dhe ajo torineze.

Më 11 Qershor policia italiane vuri në pranga 32-vjeçarin Elvis Pretaj dhe 19-vjeçarin Elis Velaj. Ata udhëtonin me një makinë tip Fiat 500 që e kishin marrë me qira dhe gjatë një kontrolli polica gjeti 25 kg marijuanë si dhe sekuestroi telefonat e tyre.

Nga hetimet u zbulua se dy të rintjë kishin komunikuar me Aleksandrin. Policia ushtroi një kontroll në shtëpinë e Latifajt në Gabicce Monte ku zbuloi dhe sasinë e 500 kg marijuanë, si dhe një sasi kokaine, e cila ishte fshehur në papafingon e banesës.  Nëse droga do hidhe në treg do të kapte vlerën e 1 milionë Eurove.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...