Turne futbolli me rastin e përfundimit të vitit shkollor 2018/19 - Bota Sot
Turne futbolli me rastin e përfundimit të vitit shkollor 2018/19

Diaspora

Turne futbolli me rastin e përfundimit të vitit shkollor 2018/19

Nga: Osman Ademi Më: 17 qershor 2019 Në ora: 23:25
Paraqitja e ekipeve në fushë!

Në prag të përfundimit të vitit  shkollor 2018/2019 të dielen më 9 qershor në Prottes, Landi Niederösterreich, konkretisht në „Barbara Stadion “ ishin grumbulluar një numër i madh i nxënësve, prindërve dhe adhuruesve të futbollit, për të përcjellë këtë ngjarje sportive. Garën e hapi Halil Jashari, kryetar i „Ligës Shqiptare të Futbollit“ në Austri. Ndër të tjera z. Halili tha se jam i lumtur që sot, „Liga Shqiptare e Futbollit” në Austri, së bashku me SHMSH „Naim Frashëri“ në Austri, ka mbushur përplot me nxënës, prindër dhe adhurues të futbollit këtë fushë sportive. Kjo dëshmon organizimin tonë të mirë si komunitet i integruar në Austri edhe në fushën e sportit si dhe bashkëpunimin e mire në mes të Shoqatës së Mësuesvë Shqiptarë „Naim Frashëri“ dhe Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri. Pasi përshëndeti nxënësit dhe të pranishmit, kryetarja e SHMSH „Naim Frashëri“, zonja Miradije Berishaj, ju drejtua atyre me këto fjalë. SHMSH „Naim Frashëri“ është në vlugun e realizimit të projekteve të parapara. Dje me 8 qershor në Gleisdorf, Steiermark organizuam me shumë sukses „Kuizine e diturisë-Gleisdorf 2019”, ku morën pjesë një numër i madh i nxënësve shqiptarë nga shumë Lande të Austrisë.

Ndërsa sot jemi këtu për të realizu projektin „Sporti na bashkon“ në bashkëpunim me Ligën Shqiptare të Futbollit. Ky turne futbolli është aktiviteti i fundit për këtë vit shkollor, Me dëshirë që të jemi gjithnjë së bashku, sepse edhe moto e këtij turneu të futbollit është „Sporti na bashkon“, të gjitha ekipeve pjesëmarrëse ju dëshiroj suksese dhe juve të paranishëm të kaloni sa më mirë! Me ekipet e tyre u paraqiten mesuesit Ibrahim Hasanaj, Osman Ademi, mësueset Antigone Elshani, Miradije Berishaj dhe Merita Ismaili.  Në bazë të grupmoshave të nxënësve, gara u zhvillua në dy nivele! Niveli parë grupmosha nga 7-10 vjeç u paraqiten tre ekipe ekipe: KF Tigrat nga Vjena, Shqiponja II nga Traisen dhe KF Ilirida nga Gänserndorf. Vendin e parë e zuri KF Tigrat nga Vjena, vendin e dytë Shqiponja II nga Traisen dhe vendin e tretë KF Ilirida                                                                                                            

Niveli dytë nga grupmosha nga 11- 14 vjeç u parqiten gjithashtu vetem tre ekipe. KF Kosova nga Gänserndorf, KF Dukagjini nga Tuln, dhe Shqiponja I  nga Traisen. Vendin e parë e zuri KF Shqiponja I, vendin e dytë KF Dukagjini dhe vendin e tretë KF Kosova nga Gäenserndorf! Një kontribut të çmueshëm për mbarëvajtjen e garës kanë dhënë zotrinjët: Xhafer Lleshi, Adnan Tahiri, Lutfi Resel, Januz Saliuka, Hafir Elshani, Naser Vishaj, Ibrahim Hasanaj, Idriz Smaili  si dhe kryesia e Ligës  shqiptare të futbollit që udhëhiqet nga zotëri Halil Jashari  Për fituesit organizatori ndau shpërblime ( medalje dhe kupa)! U ndamë nga fusha e sportit me fjalët: Atdhe na prit se po vijmë! Pushime të mira verore ju dëshiron SHMSH „Naim Frashëri“ në Austri!

Image
Zonja Merita Smaili duke ndarë medaljet për njërin nga ekipet fituese
Image
Ekipi fitues KF Tigrat me mësuesin Osman Ademi
Image
Mësuesit/mësueset pjesmarrës në garë! Osma Ademi, Merita Smaili, Miradije Berishaj, Antigone Elshani dhe Ibrahim Hasanaj
Image
Një foto e përbashkët në fund të garës! Osman Ademi , mësues në Vjenë Austri
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...