Tentuan të vidhnin restorantin, goditet grupi i shqiptarëve, 1 person shpallet në kërkim

Diaspora

Tentuan të vidhnin restorantin, goditet grupi i shqiptarëve, 1 person shpallet në kërkim

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 15:54
Arrestimi

Policia italiane zonën e Reggio ka mundur të parandalojë një tentativë grabitjeje.

Mediat fqinje bëjnë me dije se gjatë daljes nga një restorant në Viano, një grup shqiptarësh i përbërë prej 4 personash tentuan të grabisnin restorantin.

Tashmë 3 prej tyre, megjithëse u përpoqën të arratiseshin duke sulmuar policinë, përfunduan në pranga, ndërsa i katërti, i cili arriti të shpëtojë është shpallur në kërkim.

Të arrestuarit janë: 

Gëzim Dedaj, 21 vjeç

Kristian Ndoj, 27 vjeç

Dorian Palokgjini, 24 vjeç

Hetimet e policisë bënë që të gjendeshin mallrat e fituara më herët, ndërsa janë duke vijuar kërkimet për kapjen e personit të shpallur në kërkim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat