Krenari e prekshme, njihuni me ekipin e vetëm shqiptar në Greqi

Diaspora

Krenari e prekshme, njihuni me ekipin e vetëm shqiptar në Greqi

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 22:15
Ekipin i vetëm shqiptar në Greqi

Në mes të pyllit dhe ambientit tërësisht të rrezikshëm ku e papritura mund të vijë nga të gjitha anët, luanët mund të mbizotërojnë në territorin e tyre. Kjo është edhe historia e klubit Apolonia Athina, e cila është krijuar në vitin 2013-2014.

Skuadra në fjalë merr pjesë në kampionatit e pavarur të Athinës, atje ku gjenden 3 kategori dhe rreth 60 ekipe. Një mundësi fantastike kjo për djemtë dhe talentet e reja shqiptare ku mund të gjejnë mbështetje në Greqi, pa përjetuar racizmin mbi supet e tyre siç rëndomtë jemi mësuar të hasemi. E gjitha kjo ka ardhur falë idesë së Benard Veliut, njeriu që e krijoi këtë skuadër dhe tashmë e drejton me shumë pasion.

Apolonia Athina ndodhej në kategorinë e parë dhe në vendin e pestë në sezonin e kaluar, duke mbërritur edhe deri në finale e Kupës, por atje do të humbej. Këtë sezon rezultatet janë rritur edhe më shumë, ndërsa ekipi shqiptar gjendet në vendin e dytë në kampionat dhe në gjysmëfinalen e Kupës.

Praktikisht flitet për vetmin ekip shqiptar në Greqi, që nuk bën asnjëherë kompromis me shpalosjen e simboleve kombëtare. Siç mund ta dalloni lehtësisht në foto, flamuri i Shqipërisë është ai përfaqësuesi dhe që valvitet në një vend ku nuk e shohin me shumë dashuri. “Shqiperia.ch” ka kontaktuar edhe me Benard Veliun, gjithë ideatorin, i cili na shprehet: “Ka qënë shumë e vështirë për ne në vitet e fillimit, pasi duhej të fitonim gjyqtarët, jo vetëm ekipin kundërshtar.

Tani jemi njohur kudo dhe duan apo nuk duan, nuk e shfaqin racizmin. Kemi një ekip që është protagonist në kampionat dhe në Kupën e Athinës. Nuk kemi shumë mbështetje nga ana financiare, por falenderojmë biznesmenin e vetëm Petrit Selmani, presidentin e ekipit, që na ka qëndruar pranë në gjithë këto vite. Përballemi me skuadra që shpenzojnë mbi 300 mijë euro në merkato dhe jemi me pak fonde, por ekipi i vetëm shqiptar në Greqi”, shprehet Veliu. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat