U arratis nga burgu në Greqi, arrestohet pas tre muajsh shqiptari i dënuar - Bota Sot
U arratis nga burgu në Greqi, arrestohet pas tre muajsh shqiptari i dënuar

Diaspora

U arratis nga burgu në Greqi, arrestohet pas tre muajsh shqiptari i dënuar

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 17:03
Foto ilustrim

Një 48 vjeçar shqiptar, i arratisur nga burgu, u arrestua nga policia greke natën e së premtes, në afërsi të stacionit të trenit  në Tryntha Nafplio, Lamia. 

Shqiptari 48-vjeçar u arratis nga paraburgimi  më 4 prill 2019. Ai ndodhej në paraburgim pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Athinë që e kishte dënuar atë me 11 vjet e 6 muaj burg për vjedhje të rëndë dhe grabitje.

Tanimë 48-vjeçari  i arrestuar do të ndiqet penalisht, ndërsa hetimet paraprake do të kryhen nga Departamenti i Sigurisë së Lamia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...