Shpëtimi kombëtar

Diaspora

Shpëtimi kombëtar

Nga: Sadulla Zendeli Daja Më: 22 qershor 2019 Në ora: 22:09
Sadulla Zendeli Daja

Të nderuar lexues! Të nderuar bashkatdhetarë kudo që jeni!

E thurra një poezi, që deri tani askush nuk e ka shkruar dhe as i ka përmendur dëshmorët e vendlindjes sime: Nuhi Abedin Balla, Shazivar Kita, komandant Imer Kita, Maliq Bena dhe Adil Beqir Gurra nga Sermnova. Këta burra të harruar u vranë. Nuhi Abedin Balla, Shazivar Kita, Maliq Bena dhe komandanti Imer Kita Sermnova, ranë dëshmorë në luftën e Xhemë Gostivarit kundër hodhive ushtarake gjakatare të Serbisë barbare dhe çetnikëve të Maqedonisë komuniste. Nuhiu, Shazivari, Maliq Bena dhe komandanti Imer Kita Sermnova luftuan me ushtrinë e gjeneralit Xhemë Hasë Gostivari, kurse Adil Gurra ra dëshmor në luftën e Sremit si ushtar i Brigadës VII-të, kur Titoja e çliroi vendin me ndihmën e shqiptarëve (1945). Asokohe, ushtria gjermane u shkul nga fusha e Sremit, pasi u thye falë trimërisë shqiptare. Në kazerma u dha urdhër që flamuri shqiptar nuk duhet të ishte pranë flamurit jugosllav.

Në këtë betejë, në krye me Brigadën e shtatë sulmuese, mbetën 22 dëshmorë shqiptarë vetëm nga fshati Sermnovë. Nga këta 20 të vrarë dhe dy të gjymtuar për së gjalli. Sot, pas kaq vjetësh, okupatorët sllavë vazhduan në të njëjtën mënyrë, dmth., jo vetëm sot por që nga dita e parë kur Jugosllavia na okupoi dhe na i mohoi të drejtat tona kombëtare, na premtuan se sot a nesër do të barazohen kombet e kombësitë në Jugosllavinë e atëhershme. Unë kam shumë për të shkruar, sidomos për Shkupin, Tetovën, Gostivarin, Kërçovën, Dibrën, Strugën, Ohrin, Manastirin e Kumanovën... Të them se nuk kemi fuqi intelektuale, do të gaboja. Guximi varfëria a mendjemadhësia na kanë cunguar. Sllavët bëjnë llogari për vete kurse ne mbesim kështu siç kemi mbetur 72 vjet. Intelektualët nuk stimulohen. Ekonomia nuk barazohet. Korrupsioni po shtohet. Parlamentarët maqedonas janë të korruptuar. Po ashtu edhe disa shqiptarë të pacipë, që kanë drojë mos t’i humbasin postet në Parlament, në Qeveri, në ministri, në polici, nëpër zyra, në gjykatë e kudo që janë.

530 vjet iu deshën Turqisë, për t’i mjeruar shqiptarët deri në këtë ditë të zezë, deri në prag të Pavarësisë (1912). Të njëjtën dhunë e ka vazhduar mbretëria serbo-kroato-sllovene. Në Shqipëri ishte mbretëri. Jugosllavia u përpoq ta zhvillojë të njëjtën doktrinë absurde, denigruese, asimiluese e shkatërruese, por nuk ia doli. E kishim Shqipërinë që na mbante shpirtin shqiptar gjallë dhe ajo gjallëri shpirtërore bëri që shqiptarët në Jugosllavi, me mund-bashkim e gjak të gëzonin flamurin kombëtar, shkolla dhe universitete. Tani pas aq shumë vitesh, shqiptarët flasin mirë për osmanlinjtë e keq për Shqipërinë e asaj kohe. Sot Turqia na bën dëm të ri. Religjioni i ka mbuluar duke u bërë palë me pushtetarët serb e maqedonas. E reja zëvendësohet me të vjetrën. Maqedonasit ndërtojnë objekte fetare, kisha e statuja pansllaviste. Shqiptarët të aktivizuar në xhamitë e tyre, s’u mungon tjetër gjë vetëm të kenë një shtrat në xhami dhe aty ta bëjnë gjumin me lezet.

Turqia ngadalë dhe me mjeshtri e dinakëri bizantine, e zgjeron fenë duke financuar hoxhallarë e xhami me shkollë për femra shqiptare, që do të bëhen nëna dhe do të na edukojnë fëmijët tanë në religjionin mysliman. Kjo teori është e vjetër, që kur okupatori sllav xhaminë e kishte dhe ku shqiptarët të mund të studionin, që pastaj të kishin arsye para botës gjoja se ata janë turq e jo shqiptarë, apo gjoja se qenkan shqiptarë të ardhur nga Turqia a Arabia në vendin tonë! Mjerim! Religjioni, shqiptarët i ka fanatizuar dhe i mban si këpushat e zgjebes të ngjitura në trupin tonë. Në anën tjetër, varfëria duket si një kufomë e gjallë. Që të dalim nga kjo skëterrë që e ka mbuluar kombin tonë të shenjtë, duhet të gjithë të luftojmë me mend, me punë dhe me penë…

Liria e shqiptarëve varet nga shqiptarët

Kuptim dhe mirëkuptim të plotë duhet të kenë vëllau me vëllanë! Vëllazërim dhe bashkim të partive politike! Barazi ekonomike dhe barazi politike. Bashkimi kombëtar është mënyra më e sigurt që ta ruajmë vendin tonë. Gjuha shqipe është tabani për zhvillimin e kombit tonë. Emrat e vendeve, të rrugëve të banuara me popullatë shqiptare, të jenë në gjuhën shqipe. Janë këto e çështje të tjera që komunat dhe populli i di. Si shqiptar trego virtytet tua fisnike dhe të qarta! Mos rrëshqit në pikëpamje kombëtare, duke i dhënë përparësi aspektit fetar! Kjo shkon në dëm të kauzës shqiptare.

mbi të gjitha! Nuk jam islamofob, sepse mbaj emër myslimani, por duhet të dimë se islamizmi i një pjese të madhe të popullsisë shqiptare i jep shkas Serbisë, Maqedonisë e Greqisë antishqiptare që të kryejë masakrat më të egra kundër kombit shqiptar, në Kosovë, Bujanovc, në Preshevë e Medvegjë, në Maqedoninë Veriore dhe në Greqi, siç kanë vepruar deri më sot, që nga koha e Grashaninit, Çubrilloviqit, Rankoviqit dhe Millosheviqit. Të infektuar virusi fashist i islamofobisë, masakrat më të egra dhe më barbare i kryen grekët, bullgarët dhe serbët kundër shqiptarëve myslimanë. Edhe shqiptarët e konfesionit katolik kanë qenë të persekutuar dhe masakruar në Kosovë.

Dhe ç’bëjnë tash shqiptarët e gjorë? Ngrejnë faltore islamike në vend të shkollave dhe fabrikave. Jo vetëm tani, por edhe në kohën e luftës, duke keqpërdorur fondin e mërgimtarëve që ishte destinuar për armatimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Faktet flasin se disa nga ata që grumbullonin para gjoja se për luftë, kishin qenë udbashë në kohën e Titos dhe servilistë të Serbisë në kohën e luftës. Dhe ç’bënë me ato para të majme? Ngritën faltore islamike në trojet ilirike. Pse? Sepse ata veprojnë sipas rekomandimeve të Serbisë antishqiptare, me pretekst për masakra të reja. Mo dhashtë Zoti! Përkatësia fetare e shqiptarëve është përmendur shpeshherë, edhe pse jo në kanale zyrtare, si një ndër arsyet që pengon afrimin e Shqipërisë me BE-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat