Deputetja shqiptare në Parlamentin kroat: Në Kroaci janë 30 mijë shqiptarë

Diaspora

Deputetja shqiptare në Parlamentin kroat: Në Kroaci janë 30 mijë shqiptarë

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 22:13
Deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Përlaskaj

Deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Përlaskaj, ka thënë se pjesa dërmuese e shqiptarëve që jetojnë në Kroaci janë të përqendruar në Perfekturën e Zagrebit, por numër të madh ka edhe në zonat bregdetare.

Lekaj-Përlaskaj në RTV Dukagjini, ka thënë se shqiptarët në Kroaci kryesisht merren me zeje të ndryshme, duke dominuar me furra.

Deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë ka thënë se në bazë të statistikave në Kroaci jetojnë rreth 19,000 shqiptarë të deklaruar ndërsa sipas saj një numër tjetër janë deklaruar si kroat apo mysliman për shkaqe ekonomike apo për të marrë nënshtetësinë.

“Ne supozojmë se jemi rreth 30,000 shqiptar në Kroaci… Për shkak të procedurave për marrjen e nënshtetësisë së Kroacisë disa janë deklaruar si kroatë për të marrë më shpejt nënshtetësinë”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Lekaj-Përlaskaj thotë se kur ajo ka marrë mandatin e deputetes në Kraoci, ka iniciuar formimin e grupit miqësor Kosovë-Kroaci, pasi sipas saj ka parë se me Shqipërinë vetëm se ekzistonte ai grup.

“Në Kosovë përfaqësuesi i këtij grupi është zoti Avdullah Hoti, ndërsa në Kroaci është Ivan Çeliq, të cilët kanë dëshirë të rrisin bashkëpunimin mes shteteve”.

Ajo thotë se tashmë në 17 shkolla të Kroacisë ekziston mësimi plotësues në gjuhën shqipe.

“Kemi mangësi me kuadrin e mësuesve sepse nuk e kanë profesion por kanë vullnet edhe japin mësim në gjuhën shqipe”, tha  Lekaj-Përlaskaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat