Flamur Margataj: “ Për qef isha marrë me art....por vendosa të mos humbas kohë andej por ta shfrytëzoj në vendlindjen time”

Diaspora

Flamur Margataj: “ Për qef isha marrë me art....por vendosa të mos humbas kohë andej por ta shfrytëzoj në vendlindjen time”

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 23:03
Flamur Margataj

Një djalosh plot ambicie e megjithëse ka mbaruar shkollën për art e ku fare mirë mund të ishte një personazh i njohur siç kanë bërë bashkëmoshatarët e tij, ai ka zgjedhur t'i shërbejë atdheut me një vizion të menduar mirë në politikë. Ky është Flamur Margataj, i sapo zgjedhur me unanimitet votash në Kosovë kryetar i PDU-së, kryetari më i ri i Diasporës. Në rrëfimin e tij për gazetën tonë mes tjerash na tregon se pse zgjodhi këtë rrugë, dhe pse mendon ai që të mos jetë argat i shtetit të huaj por shërbëtor i shtetit të tij. Ai jeton në Austri por 10 herë në vit të paktën e viziton Kosovën, vendlindjen, ndërsa i plotë vjen tregimi i tij në intervistën tonë.

Përshendetje Flamur, si e kaloni dhe urime për postin?

-Për mua nuk është kjo detyrë që e mora obligim por nder që të punoj për vendin tim.

Cfarë do të thotë për ju të jesh kaq i ri dhe kryetar i PDU?Si ishte votimi dhe ky u mbajt mbledhja?

Je ambicioz në politikë?

-Votimi u mbajt në Grand Hotel ku ishin pjesa dërrmuese nën moshën 30 vjeç nga çdo vend të Kosovës prezentë. U ndjeva tepër krenar që ky numër i madh i rinisë tonë shprehu gadishmërinë dhe vullnetin për iniciativën tonë evropiane të cilën e morëm së bashku nga Diaspora. Sa i përket moshës sime e marr një shembull atë të kancelarit Kurz i cili në moshen 30 vjeç arriti të jetë Kryeministër i një shteti kyç evropian në të cilin edhe unë jetoj dhe veproj.

Një i ri si ti të gjithë mendojnë se mund të merreshe me art, muzikë por ti zgjodhe politikën, pse?

-Për qef ndoshta isha marrë me art, sepse kam kryer masterin në këtë drejtim dhe më pëlqen shumë, por vendosa që fuqinë dhe forcën time mos ta humbasi andej por ta shfytëzoj në vendlindjen time.

Të përkrah familja në këtë zgjedhje?

-Po, familjen gjithmonë e kam pas krah dhe fal saj mora këtë edukim dhe dashuri për Atdhe.

Jetoni në Austri, por vendlidja e vizitoni shpesh?

-Po vendlindjen e vizitoj shumë shpesh. Ndodh që deri ne 10 herë në vit të jem aty

Mendon se do të ktheheni përgjithmonë në Kosovë?

-Nuk mendoj por e di që dikur do të kthehem në vendlindjen time. Nuk e kam ndërmend që gjithë jetën time të jem argat i një shteti të huaj, por shërbetor i shtetit tim.

Cfarë bën tjetër Flamuri në jetën e tij, pasionet, dëshirat?

-Unë kam 2 biznese në Austri, gjatë gjithë kohës jam duke punuar. Kur kam pushim apo kohë të lirë mundohem që ta shfytëzoj me familjen time.

Cili është politikani shqiptar më i zoti për ty?

-I zoti për mua është ai që para interesave personale i ka fiksim interesat shtetërore dhe kombëtare. Fatkeqesisht janë pak ata.

Pas 25 viteve ku mendon të jesh dhe si e sheh veten?

-Pas 25 viteve e shoh veten si nje qytetar i lumtur i ketij vendi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat