Urime përvjetori “Bota sot”

Diaspora

Urime përvjetori “Bota sot”

Nga: Luz Tomaj Më: 26 qershor 2019 Në ora: 23:43
“Bota sot”

Gjatë jetës dhe karieres time, jam përpjekë që principet personale të karakterizohen me sinqeritet dhe objektivitet të plotë. Jam përpjekë që të miren ose pozitiven t’a quaj e mire ndërsa të keqen  e keqe.

Ndaj, edhe punen e gazetes Bota sot e konsideroi të mir dhe vetëm të mire, me plot sukses edhe pranë sakrrifikimeve të shumta.

Para 30 viteve, kur erdha në SHBA gjëja më e rëndësishme ishte informimi për vendlindjen. Nuk harrohen të zezat e Serbis por edhe levizja e Rugoves. Me qellim të përkrahjes së levizjes, fillova, falë ndihmes së djalit Fredit, I cili po sa e kishte filluar Shkollen e mesme dhe përkëthimeve të tija të shkruaj për gazetat locale The Advocate dhe Greenwich Times. Arrijta që një artikull u botua në NY Times dhe një në Times të londres, arrijta që CNN të përdor një koment timin dhe një kanal televiziv public /13/ sadopak e transmetoi edhe një mendim timin.

Përndryshe, me gazetari ose për gazeta shqipëtare, nuk kam shkruar kurrnjëherë. Me kohë filloi edhe përcjellja e shtypit në rrjetin elektronik. U paraqit edhe Bota sot. Në fillim më pelqeu emri por me kohë edhe përmbajtja dhe më bënin kënaqësi informacionet. E kuptova se edhe Bota sot, pozitiven e konsideron positive ndërsa negative negative.

Kurrnjëherë nuk jam përcaktuar për asnjë parti politike kosovare. Gjatë një takimi në New York, I premtova të ndjerit Rugova se do të ndihmoi në procesin e formimit të LDK por un do rri anash. Neve njifeshim qysh nga Prishtina dhe u pajtuam. Në atë kohë jetoja në qytetin Stamford dhe e organizuam konstituimin e Nëndeges së LDK. Më kujtohet prezenca e të ndjerit Fehmi Aganit dhe zonjes Edita…

Shkrimi i pare për gazeten Bota sot

Para disa viteve, pas zgjedhjeve, u bë konstituimi I qeveris me Isa Mustafen kryeminister. Në Gjakovë, shqipëtarët I penguin disa serb që të vizitojn një kishë orthodokse. Njëfar Jabllanoviqi, të cilin Isa e kishte nominuar për minister, I quajti shqiptarë egërsirë. E shkrova një reagim dhe ia dërgova, kujt tjetër por Botës sot. U botua.  Ditë më vonë, Kryeministri Mustafa, në parliament, pas pyetjes së një deputeti, iu drejtu deputetit me “kush je ti”. Më pengoi edhepse e simpatizoja LDK-n e Rugoves. E shkrova edhe një artikull të cilin e botoi Bota sot, përmes të cilit e pyeta Isen, pse nuk e pyete Jabllanovifqin kush je ti me e quajt popullin egërsirë. Kështu filloi dhe në vazhdim, kohë pas kohë shkruaj donjë opinion.

Edhe një here, iu përgëzoj sinqerisht, mbledheni fuqinë dhe vazhdoni në punën dinjitoze, kreative dhe në kuptimin e plotë të fjales, profesionale.

Luz Tomaj, SHBA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat